E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Prioritet shendetesia, sidomos pajisja me teknologjine me moderne

Lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, gjate vizites ne spitalin rajonal te Durresit deklaroi se shendetesia do te jete nje prioritet. Ai shoqerohej nga sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili dhe nga kandidatet per deputete ne Durres, Lefter Koka dhe Artur Zheji. Ky spital eshte ndertuar para 8 vitesh, kur kryeminister ishte Meta dhe eshte i dyti per nga rendesia ne Shqiperi, pas Qendres Spitalore ne Tirane. Kreu i LSI takoi dhe bashkebisedoi me mjeke dhe paciente, te cilet ndodhen te shtruar ne kete spital. Meta degjoi nga afer ankesat e te semureve per ilaçet, te cilat jane jo vetem te shtrenjta, por qe jo te gjitha t’i ofron spitali, sikurse dhe veshtiresite qe ndeshin bluzat e bardha per shkak te mungeses se pajisjeve teper te domosdoshme per diagnostikimin e pacienteve.

Duke pohuar se ka ende shume kerkesa per te ofruar sherbimet e nevojshme dhe te shpejta ne kete spital modern, Meta shprehu angazhimin e LSI qe spitali i Durresit te pajiset me aparatura moderne te domosdoshme, siç eshte skaneri, i cili mungon apo rezonanca magnetike. “Te vjen keq, u shpreh Meta, qe edhe pas 8 vitesh te gjitha spitalet shteterore ne vend, kane vetem nje rezonance magnetike. Diagnostikimi i shpejte, i sakte dhe i thelluar eshte i domosdoshem si per te parandaluar semundje te ndryshme, ashtu dhe per te realizuar nderhyrje te shpejta ne sherbim te shendetit te qytetareve”. Kreu i LSI theksoi se pas fitores ne 28 qershor, programi qeverises i LSI do t’i kushtoje shendetesise nje vemendje prioritare, sidomos ne teknologjine e saj, qe eshte teper e domosdoshme per mjekimin e te semureve ne vendin tone dhe jo duke ikur ne spitale jashte, gje qe eshte mjaft e veshtire per nivelin e te ardhurave te qytetareve te thjeshte shqiptare. Ai nuk ka munguar te deklaroje se sektori i shendetesise, do te kete te gjithe mbeshtetjen e duhur nga ana e qeverisjes se majte, qe do te drejtoje vendin neser. Nuk eshte hera e pare qe kreu i LSI-se, Meta i drejtohet sektorit te shendetesise, duke treguar ne kete menyre dhe prioritetin qe do te kete fushata elektorale dhe neser ne bashkeqeverisje, nese e majta arrin qe te fitoje zgjedhjet. S.P

Meta: Kemi programin me te qarte per punesimin dhe bujqesine

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, zhvilloi nje takim me banore te Petreles, ku beri te qarte se programi qe ka LSI eshte programi me i besueshem per punesimin dhe per bujqesine. I shoqeruar dhe nga sekretari i LSI-se per Bujqesine e Mjedisin, Edmond Panariti, u theksua fakti se zona e Petreles paralelisht me aktivitetin prodhues, mundeson edhe aktivitete te tjera, te cilat mund te jene aktivitete zbavitese qe jane brenda prones, fermes dhe qe ne nje fare menyre kontribuojne ne shtimin e te ardhurave ne rritjen e cilesise dhe ne rritjen e standardeve te jeteses.

Meta garantoi se LSI, ka programin me te qarte per punesimin dhe per bujqesine. Sepse punesimi eshte shqetesimi kryesor ketu ne Shqiperi, u shpreh ai, duke shtuar se lajmet flasin çdo dite per fabrika te bizneseve te fasoneve qe prodhojne veshje, kepuce, çanta etj, qe mbyllen, dhe mijera vete mbesin pa pune. “Ne kemi disa muaj qe i themi qeverise, sill ne Parlament nje plan per krizen, si do te ndihmohet biznesi, qe t’jua lehtesojme kredite. Sepse eshte situate e veshtire per popullin, per biznesin dhe per te gjithe. Por, paradoksalisht Berisha, thote qe Shqiperia dhe Kina jane vendet me te zhvilluara ne bote, ndersa vendi vazhdon te jete ne krize”, ka deklaruar jo pa ironi Meta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›