Tuneli, ne mes te shqiptareve
Kosova dhe Shqiperia, qe nga vitet '90, te daljes ne demokraci, kane raporte te cuditshme dhe te ndryshueshme. Here mbizoteron euforia dhe emocionet e hapjes dhe te afrimit, here ne te dy anet shfaqen apatia dhe shenjat e mosbesimit te ndersjelle...
Ata qe shpresonin se me rrezimin e murit qe rreth 70 vjet i ndante shqiptaret do te ndodhte shume shpejt integrimi shpirteror, ose edhe i bashkimit te territoreve, eshte dashur te zhgenjehen jo nje here nga proceset. Disa nga euforiket e bashkimit aq u zhgenjyen nga "realiteti" sa qe filluan te dyshojne fare ne projektin e integrimit dhe perhapen lajmin se do te kemi dy Shqiperi, o dy shtete te cilet do te kane ca elemente te perbashkesise, por edhe dallime te konsiderueshme.
Ne keto llogaritje emocionale te raporteve ndershqiptare, shumica nuk e merrte fare parasysh faktin se keto 20 vjet te demokracise ishin vite te krizes ne boten shqiptare. Kolapsi social, politik dhe ekonomik i Shqiperise komuniste, si dhe kolapsi social, politik dhe ekonomik i Kosoves si pjese e nje federate te deshtuar, mund te krahasohen me semundje te renda; semundje keto qe kane ndikuar qe shqiptaret nga dy anet e kufirit te merren me shume me veten sesa me projekte integrimesh. Edhe ne politike edhe ne ekonomi, e edhe projektet te ngaterruara sociale, te dy komunitet kane shfaqur aq shume konflikte te brendshme dhe polarizime interesash, sa qe nuk lenin vend per elementin integrues. Konkretisht, per shume vite politikanet dhe kapitalistet nga Shqiperia e kishin hallin e ndertimit dhe te ndarjes se tregut te vendit, dhe asnje retorike patriotike nuk ua mbushte mendjen qe te hapin rruge qe ne kete konkurrence te ashper te brendshme, te krijohet edhe mundesia e investimeve serioze te bizneseve nga Kosova. Keshtu ka ndodhur me vone edhe me Kosoven pas luftes, kur ne Kosove filloi ndertimi i kapitalizmit te eger, dhe edhe ketu ngaterroheshin interesat e grupeve dhe individeve te fuqishem te politikes dhe te bizneseve, dhe nuk shihej me sy te mire depertimi i kapitalit nga Shqiperia.
Por, sigurisht, ka pasur edhe perjashtime, dhe njeri prej tyre, me rendesi te madhe simbolike e edhe praktike, ka qene depertimi medial i televizioneve te Shqiperise ne Kosove. "Top Channel" me "DigitAlb" dhe pastaj edhe futjen ne kanalet kabllovike, ka bere nje revolucion ne qasje dhe te perhapjes ne boten shqiptare, qe mund te ndryshoje paradigmen e integrimit te pakten ne fushen tejet dinamike te kultures masive. Tani kete pune e vazhdon ne menyren e vet edhe Klan-Kosova, duke tentuar qe te shartoje modelin e televizioneve te Shqiperise ne Kosove.
Aty ku deshtuan ideologet dhe romantiket qe te imponojne bashkimin shpirteror nga lart, si detyrim patriotik, tani ndodh nje proces i kundert i afrimit dhe bashkimit nga poshte, fillimisht ne domenin e krijimit te idoleve te perbashket te mas kultures, pop-kengetareve, opinionisteve, sportisteve etj. Heronjte e mediave dhe te show biznesit si Ardit Gjebrea ose Adi Krasta, Bleona Qereti ose Genta Ismajli, Lorik Cana ose Erion Bogdani, jane po aq "integrues" shpirteror sa Ismail Kadare, Ali Podrimja ose Mimoza Ahmeti.
Per kete model te ri te integrimit nga poshte, nuk eshte me motori qe e leviz idene romantike kombetare, por dinamiken dhe fuqine e saj e percakton interesi tregut dhe kapitalit. Dhe per kete jo vetem nga bizneset shqiptare, por edhe nga ato jashte qe duan te investojne ne Shqiperi dhe Kosove, dhe gjithnje kane parasysh se ky eshte nje treg potencialisht e edhe efektivisht i perbashket dhe i integrueshem.
Nje levizje tjeter popullore dhe masive po keshtu ka rolin e madh ne perafrimin e dy vendeve, dhe kjo eshte levizja e turisteve kosovare drejt bregdetit shqiptar, qe per cdo vit shenon rekorde te reja dhe pritet qe te rritet edhe me shume. Sa per levizjen turistike nga Shqiperia ne Kosove, ajo ende nuk eshte gjithaq prezente dhe atraktive, por kapacitetet e turizmit dimeror e edhe ekskursionet e shkollave dhe manifestimet rinore dhe sportive e tjera, do te mund te stimulonin edhe zbulimin me masiv te Kosoves ne Shqiperi.
Per kete te fundit, dhe ne pergjithesi per venien e gurthemelit te paradigmes se re te integrimit, po afrohet nje dite qe duhet te vecohet ne kalendarin e raporteve ndershqiptare. Keto dite, pritet te ndodhe nje "shperthim" vertet i jashtezakonshem, ai i perfundimit te tunelit te Kalimashit, pikes me neuralgjike ne rrugen Durres-Morine, qe eshte nyja e integrimit te Shqiperise me Kosoven ne aspektin e komunikimeve.
Kjo drite ne fund te tunelit do te mund te jete ajo kthesa epokale qe kerkohej te ndodhe ne raportet ndershqiptare. Do te jete nje ngjarje po aq e madhe dhe rreqethese sa pavaresia e Kosoves.
Le te besojme se tuneli dhe perfundimi i rruges Durres-Prishtine, me vazhdimet e saja te logjikshme ekonomike dhe te komunikimeve, dhe pse jo edhe politike, do te jete edhe fundi i tunelit te bredhjeve historike te shqiptareve.