E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet zyrtarisht çmimi i ujit në Tiranë

Sipas vendimit të bordit drejtues të këtij Enti, konsumatorët familjarë për vitin 2012 do të paguajnë 45 lek metër kub, për ujë të pijshëm dhe 11 lek metër kub për ujin e ndotur. Institucionet buxhetore do të paguajnë 120 lek për metër kub për ujë të pijshëm dhe 30 lek metër kub për të ndotur.

Entet private do të paguajnë 135 lekë metër kubin për ujin e pijshëm dhe 35 lek metër kub për ujin e ndotur. Furrat e bukës do të paguajnë 95 lekë metër kub për ujin e pijshëm dhe 13 lek metër kub për ujin jo të pijshëm.

Ndërkohë për klientët special (prodhuesit e pijeve alkoolike, pijeve freskuese etj), do të paguajnë nga 2012-ta 170 lek për metër kub për ujin e pijshëm dhe 40 lek për metër kub për ujin jo të pijshëm.

Për sa i takon shitjes së ujit me shumicë, tarifa e re do të jetë 12 lek për metër kub, ndërsa për HEC-in e lanabregasit tarifa e re do të jetë 5 lek për metër kub. Vendimi hyn në fuqi me 1 janar të vitit të ardhshëm. /Start/

                                                                                             2011-12-22 15:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›