Bode: Qeveria po ul borxhin publik
Pasqyra është bërë dje nga Ministri i Financave Ridvan Bode. Sipas tij qeveria po ndjek një politikë më të kujdesshme makroekonomike, për të mos cënuar stabilitetin në vend. Ministri i Financave, Ridvan Bode, mbështet politikën për uljen e borxhit publik dhe të defiçitit buxhetor, elemente të cilat kanë shkaktuar jo pak probleme në vende të tjera siç është rasti i Greqisë. Numri një i Financave theksoi edhe njëherë se Shqipëria mbeti jashtë vorbullës së krizës botërore, për shkak të furnizimit të ekonomisë me likuiditetin e nevojshëm dhe mbikqyrjes efiçente të sistemit bankar. Bode shtoi se mbikqyrja duhet të forcohet më tej për t'i paraprirë me çdo krize të mundshme. Ministri i Financave Ridvan Bode i cili u shpreh se gjatë 2010, qeveria shqiptare do të ndjekë politikat monetare të cilat reduktojnë borxhin publik. Kjo do të arrihet sipas Bodes edhe me ndihmën e Fondit Monetar. Në fjalën e tij Dode theksoi se qeveria ka filluar një politikë të reduktimit gradual të borxhit dhe deficitit edhe pse jemi në parametra krahasimisht më mirë në krahasim me vendet e tjera ne mendojmë se për një zhvillim dhe për një mbështetje më të qëndrueshme dhe më të mirë për ekonominë e vendit do kërkoheshin ritme ose nivele më të ulta të borxhit publik dhe kjo përmes uljes graduale të deficitit të vendit
Last Updated on E Marte, 23 Mars 2010 23:07