E Diel, 1 Nëntor 2026

EFSE: Kriza vjen nga praktikat e kreditimit

Fondi Evropian për Evropën Juglindore vë në theksin në faktin se kriza ekonomike vjen nga praktikat e gabuara në kreditim, por citon se Shqipëria nuk vlerësohet në nivelet kritike. Sylvia Ëisniëski, Drejtorja Operative e Përgjithshme e EFSE, dhe Menaxhere

e Fondit Këshillimor të EFSE-s Finance in Motion GmbH, theksoi dje se transparenca dhe trajtimi i drejtë të klientëve janë në thelb të çdo transaksioni financiar. "Shkaqet e krizës globale financiare shtrihen në praktikat e kreditimit të papërgjegjshëm, dhe efektet e krizës, të cilat  tashmë kanë ndikuar negativisht  ekonominë reale, po ndihen në gjithë botën nga miliarda njerëz. Kjo është arsyeja pse EFSE është e angazhuar në mbështetjen e praktikave të financave të përgjegjshme në të gjitha nivelet: të sektorit financiar, të institucioneve të veçanta financiare, të investitorëve dhe klientëve", u shpreh ajo. EFSE është një lider në promovimin e praktikave të financave të përgjegjshme. Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për këto çështje, EFSE, së bashku me KfË dhe bankat qendrore në rajonin tonë, organizon seminare dhe konferenca. Ky aktivitet në Tiranë është paneli i katërt i diskutimit mbi financën e përgjegjshme mbështetur nga EFSE. Panele të tjera të ngjashme janë organizuar në Serbi, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›