KFË, masa rigoroze për kreditimin
Përfaqësuesi i KFË, Roland Siller theksoi rëndësinë e konsiderimit të financës së përgjegjshme si një çështje reale shumëplanëshe për KFË, e cila është në qendër të praktikave të shëndosha të biznesit. Sipas tij disiplina e keqe si dhe standardet e ulëta
në kreditim kanë çuar në një përkeqësim të cilësisë së portofolit të kredisë, e cila është vënë re në disa vende të Evropës Lindore, një fenomen që nuk mund të shpjegohet vetëm me krizën, por që ekzistonte përpara se të fillonin efektet e krizës. "Ne jemi të kënaqur të shohim se Shqipëria nuk është në mesin e vendeve që vuajnë nga shkeljet e praktikave dhe standardeve, por tani ka ardhur koha e duhur për të bërë një përzgjedhje rigoroze të klientit, një trajtim të drejtë të tij, një transparencë të kushteve të kredisë, si dhe për të publikuar broshura për të rritur edukimin financiar të klientit", tha Siller.