Bode: Rama punon kundër interesave të shqiptarëve

Ministri i Financave dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode ka akuzuar Edi Ramën, si njeriu që punon kundër interesave të shqiptareve dhe kërkon me çdo kusht dhe formë bllokimin e integrimit të vendit.
Bode theksoi nga Pogradeci se Edi Rama është njeriu që nuk mund të kuptojë dhe ndjejë dhimbjen e mijëra familjeve të ndara nga emigracioni të cilat presin dhe kërkojnë liberalizimin e vizave.
"Njeriu që s' ka mundur dot kurrë të ngrejë familje për veten e tij, nuk mund të mirëkuptoje, nuk mund të ndjejë dhimbjen e mijëra familjeve shqiptare të ndara përgjysëm dhe që një ditë kërkojnë të bashkohen të përafrohen me njëri-tjetrin", tha Bode.