E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk do t`i bojkotojmë zgjedhjet lokale

Kreu i selisë rozë, Edi Rama, ka ritheksuar se PS-ja nuk do të bojkotojë zgjedhjet lokale të 8 majit dhe se bojkoti nuk është një opison i saj. Në një bashkëbisedim me gazetarët Rama theksoi se bojkoti i zgjedhjeve vendore nga opozita është një ëndërr që Saliu, Iliri dhe kusarët e shohin prej kohësh, por që nuk do të bëhet realitet.

Gjithashtu, Rama ka theksuar se për mbajtjen e zgjedhjeve lokale duhen kushte të reja, në mënyrë që të mund të garantohet vota e lirë.
“Zgjedhjet në këto kushte nuk mund të zhvillohen dhe ne kemi nënvizuar se kemi vullnet për ti ndryshuar ato me kushte të reja, pa të cilat nuk mund të ketë zgjedhje” theksoi Rama.

I pyetur nëse do të rikandidojë sërish për kreun e Bashkisë së Tiranës, Rama theksoi se kjo është një çështje do të zgjidhet në mënyrën e duhur në tërësinë e të gjithë aspektik politik
“Kjo është një çështje do të zgjidhet në mënyrën e duhur në tërësinë e të gjithë aspektik politik, por një gjë është e sigurtë që shumëkush në oborrin e pushtetit buzëqesh para kohe me këngën e largimit” theksoi Rama.

Gjithashtu Rama ripërsëriti edhe njëherë se zgjidhja e krizës politike në vend vjen me largimin e Berishës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke theksuar se opozita do të intensifikojë demontratat për largimin e qeverisë.
“Ne jemi në këtë betejë më të vendosur se kurrë dhe jemi sot më shumë se asnjëherë pasi është i domosdoshëm çlirimi nga kthetrat e politikës së vjetër dhe armiqësore që mishërohet në këtë regjim vrastar” theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›