E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten eksportet e metalit dhe materialeve të ndërtimit

Sipas INSTAT-it, mineralet dhe nafta drejtuan rritjen e eksporteve në 2011-n, pasuar nga materialet e ndërtimit dhe metalet, dhe më pas industria e fasonit me veshjet dhe këpucët, ku punësohen një pjesë e madhe e shqiptarëve, që u rritën 15% më shumë.  

Eksportet shqiptare janë rritur ndjeshëm dy vitet e fundit, pasi ato bazohen tek ekonomia bazë, shfrytëzimi i burimeve natyrore të parinovueshme si nafta, kromi etj.  Por prodhues privatë të sektorit të mineraleve, që zë rreth 30% të eksporteve shqiptare pohojnë se në tregjet botërore po shënohen ulje të çmimeve.   Burime nga kompania e përpunimit dhe eksportit të bakrit "Beralb", konfirmojnë se sasia e eksportuar është në të njëjtat nivele si vjet, ndërsa çmimi është në rënie.

Sipas tyre, edhe pse vazhdojnë të eksportojmë me të njëjtat volume si vjet dhe kryesisht drejt Kinës, rënia e çmimit të bakrit nga 1500 USD/ton në 1300 USD/ton pritet të japë efekt negativ në bilanc. Megjithatë, sivjet, "Beralb" parashikon të ketë një shtim të eksporteve si rrjedhojë e investimeve të kryera për të rritur prodhim e për pasojë, eksportet e bakrit parashikohet të rriten 25-30%.

Ekspertë të fushës besojnë se eksportet e naftës, kromit do të vijojnë deri sa çmimi i tyre në tregun ndërkombëtar të jetë i lartë dhe minerali bazë nuk ka mbaruar. Shfrytëzimi intensiv i burimeve të tyre natyrore mund të shkurtojë jetën e vendburimeve natyrore ndërsa përfitimet ekonomike nga këto eksporte janë të pakta, krahasuar me xhiron e përgjithshme të biznesit. /Start/

                                                                                             2012-03-18 09:09
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›