E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deficiti buxhetor, ndoshta është shkelur ligji

Qeveria shqiptare mund të ketë shkelur ligjin për buxhetin e vitit 2009 gjatë muajit shtator, bëhet e ditur nga ekspertë të financave. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se deficiti i buxhetit deri në muajin gusht ishte 47.5 miliardë lekë, ndërsa ligji i buxhetit të shtetit ka sanksionuar se qeveria nuk mund të realizojë një deficit më të lartë se 50 miliardë lekë. Qeveria dërgoi së fundmi një ligj në Parlament për të rritur deficitin buxhetor në 74 miliardë lekë, por ligji i ri nuk është miratuar ende. Askush nuk beson se një situatë e tillë paligjshmërie do të prodhojë ndonjë reagim institucional, por për institucionet financiare përbën një sinjal shumë negativ.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›