Bode: Shqiptarët s’duhet të mashtrohen nga Edi Rama, alternativa e tij është mashtrim
Rrethi i Kolonjës do të jetë prioritet i qeverisë demokratike pas 23 Qershorit për sa i përket investimeve që do të vijnë në qarkun e Korçës. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, kandidati për deputet i qarkut të Korçës, Ritvan Bode, në një miting të organizuar në qytetin e Leskovikut. Ai tha se ka zgjedhur të jetë deputet i Kolonjës për të garantuar banorët për këtë fakt:
Bode tha se Edi Rama dhe alternativa e tij është vetëm një mashtrim nga i cili shqiptarët nuk duhet të gënjehen. Sipas Bodes sistemi që Rama propozon do të vrasë vendet e punës, mirëqënien dhe zhvillimin e vendit:
Bode i ka ftuar qytetarët e Leskovikut, të Kolonjës dhe të gjithë Shqipërisë të votojnë Partinë Demokratike më 23 Qershor për të vijuar projektin e madh të zhvillimit të vendit dhe të mos bëhen pre e mashtrimeve elektorale të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.
Bode theksoi se Rama mbajti të bllokuar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, për më tepër se një vit duke penalizuar me bllokim fondesh të gjithë qytetarët, fermerët dhe investitorët që vijnë në vend.
...