E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn në fuqi paketa e re penale e ashpërsimit të dënimeve

04-06-2013 / Gazeta 55

Halimi: Kjo paketë ofron siguri publike


Paketa e re e drejtësisë penale, që parashikon ashpërsimin e dënimit për disa krime të rënda hyri në fuqi. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, e quan atë një garanci për mbrojtjen e qytetarëve. “Kushdo që do të ngrejë dorë mbi policët dhe do të vrasë për gjakmarrje duhet ta dijë mirë se nuk do të ketë më një dënim më të ulët se 30 vjet burg deri në burgim të përjetshëm. Kushdo qe do te ngreje dore mbi gruan duhet ta dije mire se do te kete nje denim nga 20 vjet burg deri ne burgim te perjetshem dhe duhet ta kuptoje mire se s’ka për të shpëtuar askush për të marrë një dënim më të ulët se ai që parashikon kodi penal, duke u përjashtuar nga çdo lloj lehtësie. Gjithashtu dhuna seksuale ndaj të miturve do të marrë 25 vjet burgim dhe për armëmbajtje pa leje s’do të ketë më dënime më të ulëta se 7 vjet deri në 15 vjet burg” . 


Ministri i Drejtësisë theksoi se pavaresisht angazhimeve te tij ne fushaten elektorale, stafi i tij po vijon punen me nje grup ekspertesh te huaj per reformen ne drejtesi. Ai ka publikuar tashme disa nga pikat e reformes se kodit te procedures penale, per te marre mendimin e grupeve te interesit dhe publikut. Kjo pakete, pritet te votohet ne nisje te legjislatures se re.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›