“Roland Garros”, eliminohet Federer, Nadal e Xhokoviç pretendent
PARIS- Federer i ka thënë lamtumirë përpara kohe “Roland Garros”, turneut të Parisit. Ëndrra e fansave vendës për të parë pas tre dekadave një tenist francez me Kupën e Tre Musketierëve në dorë vazhdon.
Gjithçka falë tenistit të tyre më të mirë në klasifikimin ATP. Tsonga eliminoi Roxher Federerin. Numri 6 i turneut fitoi bindshëm 7-5, 6-3, 6-3 në një ndeshje që zgjati 1 orë 53 minuta. Në Paris, Federerit rrallëherë i ka munguar mbështetja.
Tenisti zviceran konsiderohej favorit për të shkuar të paktën deri në finale, për shkak të shortit që e favorizonte, duke shmangur përballje kundrejt emrave të tillë, si Nadal apo Xhokoviç.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)