E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi: Norvegjia, jo decizive për në Brazil

TIRANE- Para mediave ka dalë në një konferencë shtypi edhe sulmuesi Hamdi Salihi, i cili ka deklaruar: “Nuk duhet ta mbivlerësojmë shumë këtë ndeshje, sepse nuk është aq decizive sa për të shkuar në Brazil. Ne kemi edhe ndeshje të tjera, tre prej të cilave i luajmë në transfertë dhe ne kur luajmë në transferta, nisemi për zero pikë, kështu që, edhe nëse fitojmë apo humbasim me Norvegjinë, nuk është se do të bënte ndonjë gjë të madhe. Është një ndeshje që na shkurton rrugën dhe na sjell më pranë Botërorit, por ne duhet të bëjmë një paraqitje shumë të mirë në të gjitha eliminatoret, pasi vetëm kështu do të mund të presim një biletë.”
(Eduard Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›