Bushi: Mos fryhemi shumë, duhet përqendrim
TIRANE- Po në konferencën për shtyp ka folur edhe menaxheri i ekipit tonë kombëtar, Alban Bushi, që ka thënë: “Duhet përqendrim maksimal në këtë takim, në mënyrë që të marrin një rezultat pozitiv. Pavarësisht se situata është fryrë shumë dhe kërkohet padiskutim fitorja, edhe barazimi nuk duhet të ishte keq për ne, pasi përballë kemi një skuadër të motivuar në të njëjtat pozita me ne. Ne, sikurse edhe Norvegjia, duhet të përqendohemi te grupi dhe të mos bëjmë gabime.” Bushi ka meritat kryesore për evidentimin dhe lobimin me lojtarët e rinj të kombëtares, të cilët kanë lënë Greqinë apo Zvicrën për t’u veshur kuqezi.
(Eduard Ilnica/BalkanWeb)
(Eduard Ilnica/BalkanWeb)