E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Sistemi ynë bankar, segmenti më stabël i ekonomisë

Ministri i Financave Ridvan Bode mbrojti sot në Kuvend disa ndryshime në ligjin “Për Bankat” ndërsa theksoi se sistemi ynë bankar përbën segmentim më stabël të ekonomisë sonë.
 

Sipas tij ndryshimet në ligj janë të sugjeruara nga partnerët tanë ndërkombëtarë ndërsa shtoi se edhe zgjerimi i sistemit financiar kërkon edhe ndryshime ligjore.
 

Ndërkohë ndryshimet në fjalë synojnë të mbrojnë bankat shqiptare nga risku që vjen nga bankat mëma që janë të ekspozuara nga kriza.
 

Bankat e huaja që veprojnë në Shqipëri, mund të shkëputen nga bankat e tyre mëmë, nëse rreziku prej tyre mund të përcillet në vend.
 

Kështu Banka e Shqipërisë synon të rrisë pavarësinë e degëve të bankave të huaja që veprojnë në Shqipëri për të ulur rrezikun e prekjes së degëve shqiptare nga problemet që mund të kalojnë bankat mëmë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›