Gjuetia pa leje, u hiqen çiftet gjahtarëve

Armët e sekuestruara
Policia e Gjirokastrës u ka sekuestruar armët e gjahut 22 shtetasve, të cilët kryenin gjueti pa leje. Masa ka ardhur pas ankesave të banorëve të komunave malore për prishjen e të mbjellave me automjete nga gjahtarët. Policia ka nisur procedimin penal për personat në fjalë.
Gjithashtu, nga ana e policisë së Gjirokastrës është marrë masa e heqjes së të drejtës për të mbajtur armë gjahu për 10 persona të tjerë. Kjo është bërë për parandalimin e ngjarjeve kriminale, pasi të 10 poseduesit e armëve të gjahut ishin në konflikt me persona të tjerë.