Ruçi:Ndaleni veprimin banditesk në qarkun e Fierit
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka paralajmëruar mazhorancën se nëse nuk anulohet vendimi për zgjedhjen e kryetarit të këshillit të qarkut të Fierit atëherë situata politike në vend do të përkeqësohet edhe më tej.
Duke folur në seancën e Kuvendit, Ruçi akuzoi mazhorancën se me anë të një akti banditesk duke uzurpuar këshillin e qarkut të Fierit.
“Në një kohë që pozita dhe opozita ulen nga ana tjetër mazhoranca jo më larg se dje në qarkun e Fierit në kundërshtim me kushtetutën, në kunërshtim me vendimin e gjykatave ndodhi një akt banditesk duke uzurpuar këshillin e qarkut të Fierit” ka theksuar Ruçi.