Vodhi 5000 euro, ndiqet në gjendje të lirë i mituri
15-vjeçar do të ndiqet në gjendje të lirë për vjedhjen e 5000 eurove në një dyqan në Manëz, Durrës. O.T. rezultoi autor i vjedhjes pas hetimeve të policisë për kallëzimin e 56-vjeçares H.B. për vjedhjen e çantës, në të cilën kishte 500 euro dhe një kuti me bizhuteri.
Vjedhja ishte kryer në dyqanin e gruas, ku 15-vjeçari kishte hyrë nëpërmjet dritares. Më pas ai e kishte ndarë shumën e parave me shokun e tij H.T., ndërsa bizhuteritë i kishte shitur në një argjendari.
Policia njoftoi se për shkak të moshës së vogël, në ndjekje të lirë do të jetë edhe bashkëmoshatari i O.T.
M.Brunga