Rama:Tërhiquni nga veprimet antiligjore në Fier dhe Gjirokastër
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka bërë thirrje mazhorancës që të tërhiqet nga veprimet antikushtetuese për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në Këshillat e Qarqeve Fier e Gjirokastër.
“Në solidaritet të plotë me zgjedhësit tanë në Fier e në Gjirokastër dhe plotësisht i vetëdijshëm për peshën e veçantë morale e politike të deputetëve opozitarë të këtyre dy qarqeve, po edhe për kërcënimin alarmant të procesit të normalizimit të bashkëjetesës politike si shkak i orvatjes për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve në Këshillat e Qarqeve Fier e Gjirokastër, përsëris apelin tim për Saliun e për Ilir Metën: Tërhiquni nga veprimet antikushtetuese e antiligjore në këto dy qarqe” thuhet në deklaratën e Ramës.
vijon.