Bode: Situata ekonomike, e stabilizuar

Ministri i Financave, Ridvan Bode në një konferencë për shtyp është shprehur se vendi ynë ka një situatë stabël dhe tashmë ka përballuar krizën financiare. Bode duke paraqitur para mediae situatën financiare gjatë 7 muajve të fundit është shprehur se ka pasur ecuri pozitive për të ardhurat të cilat arrijnë në 171 miliardë lekë. Sipas Bodes rritja e të ardhurave është bërë nga tatimet dhe doganat. Ministri i Financave Bode gjithashtu hodhi poshtë zërat që paratë e buxhetit të shtetit janë përdorur për fushatë elektorale duke u shprehur se paratë janë përdorur për zbutjen e krizën financiare.