E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/ Indentifikohet falsifikatori i dokumentave

Policia e Tiranës ka përfunduar me sukses operacionin e koduar "i diplomuari" duke realizuar ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Krenar Sami Beqaraj, 41 vjeç, i proçeduar më parë për fallsifikim dokumentash. Policia ka bërë të mundur një kontroll të imtësishëm në banesën e tij, ku në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi dëshmi aftësie si dhe një sërë dokumentash shkollor, për të cilat dyshohen se janë të fallsifikuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›