E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria: Të krijohet tregu i hapur shqiptar. Shkëmbimet me Kosovën minimale

Tiranë, 22 gusht, NOA - Konfindustria shpreh shqetësimin e saj lidhur me shkallën mjaft të ulët të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe ripërsërit domosdoshmërinë e veprimeve të shpejta institucionale të përbashkëta të dy vendeve tona për të ndërtuar Tregun e Hapur Shqiptar si kusht mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në një deklaratë të saj, Konfindustria vlerëson se lidhur me këtë proces të dyja vendet paraqiten mjaft të vonuara dhe se Tregu i Hapur Shqiptar është tërësisht nën frymën e globalizmit ekonomik, liberalizmit dhe vetë përvojës së vendeve të BE-së.

Vendimarrja politike e Shqipërisë dhe Kosovës deri më tani nuk po bën përpjekjet e duhura lidhur me shfrytëzimin e mundësive të shumta të bashkëpunimit, duke mos ju përgjigjur siç duhet dëshirës dhe vullnetit të industrive, biznesit dhe qytetarëve për shtimin e detyrueshëm të marrëdhënieve, thuhet në këtë deklaratë.

Duke shtuar se me përjashtim të investimit të lavdërueshëm në rrugën me rëndësi strategjike Durrës-Morinë nga qeveria e Shqipërisë, dëshirën e shprehur të qeverisë së Kosovës për vazhdimin e pjesës së mbetur të saj deri ne kufirin me Serbinë si edhe disa projekteve të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimeve energjitike, pjesa tjeter e e marrëdhënieve institucionale ndërmjet dy vende mbetet vetëm në planin protokollar dhe propogandistik.

Eshtë krejt e papranueshme që shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës megjithë afërsinë dhe lidhjet natyrale të tyre, mbetet në shifra të ulta prej vetëm disa dhjetra milionë euro, ndërkohë që vetëm defiçi tregtar i të dy vendeve kap shifra në mbi 4 miliard euro, shtojnë drejtuesit e Kofindustrias.

Sipas tyre, Tregu i Hapur Shqiptar mirëpret zgjerimin e mëtejshëm edhe me pjesëmarrjen e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për të kaluar në krijimin e një Tregu Rajonal të Hapur në interes të të gjithë qytetarëve të vendeve tona, nën frymën e globalizmit ekonomik, liberalizmit dhe si hap pararendës i integrimit të përbashkët në BE.

n.e/NOA



var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›