E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: S’ka shpërblim për pensionistet, 10 mijë lekë për administratën

TIRANE - Ministri i Financave Ridvan Bode bëri të ditur se qeveria nuk parashikon asnjë shpërblim për pensionistët këtë fundvit.

Sipas ministrit Bode, shpërblime do të ketë vetëm për punonjësit e administratës të cilët do të marrin një shumë prej 10 mijë lekësh.

Ndërkohë ministri i Financave pranoi se me amnistinë fiskale nuk u arritën synimet dhe theksoi se qëndrimi i opozitës u bë pengesa kryesore.

“Amnistia fiskale nuk u propagandua si duhej dhe nuk u arriten synimet. Kundërshtimi i opozitës solli dështimin.”- deklaroi Bode.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›