Kukan mohon deklaratën e Daul kundër Ramës: E vërteta do dalë në dritë
TIRANE - Gjatë një konference për shtyp, pas miratimit të rezolutës së përbashkët BE-Shqipëri, kryetari i delegacionit të eurodeputetëve Eduard Kukan foli në lidhje me deklaratën e eurodeputetit të djathtë Jozef Daul, për kryetarin e PS-së Edi Rama.
Sipas zyrës së shtypit të Këshillit të Ministrave, gjatë fjalës në Kongresin e PPE-ve në Marsejë të Francës, Joseph Daul e ka cilësuar indirekt kreun e Partisë Socialiste, ndoshta “pak të sëmurë mendor”.
Kukan theksoi se “zoti Daul nuk i ka thënë ato deklarata. Një mik që ishte i pranishëm në takimin e Marsejës me tha se Daul nuk e ka thënë një gjë të tillë. E vërteta do të dalë së shpejti dhe korrigjimi ose çfarë është e nevojshme do te gjendet.”- theksoi ai.
(er.nu/BalkanWeb)