E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish themeluesi i PS, krijon parti të re, 'Lidhjen për drejtesi dhe progres'

TIRANË- Ish deputeti i PS-së dhe themelues i saj, Elmaz Sherifi në një intervistë për NEws24 ka konfirmuar krijimin e partisë së re socialiste, “Lidhja për drejtësi dhe progress”.

Ish themeluesi socialist, bën me dije se partia e re nuk do ketë një filozofi të caktuar pasi sipas tij ai është shkaku që ka cuar në ndarje klasore brenda PS-së.

Sherifi sqaron se “Lidhja për drejtësi dhe progress”, do jetë parti institucionale, ndërkohë ka akuzuar kreun e opozitë se nuk ka lidhje me PS dhe se i mungon autokritika për humbjen.

“Kam patur oferta të vazhdueshme nga Rama. Partia po i shërben Ramës dhe jo Rama partisë. Nuk ka autokritike nga Rama për të pranuar humbjet e njëpasnjëshme. Rama ka punuar kundër qeverisë sociliste. Ai nuk ka ldihje me PS”- akuzoi Sherifi.

Sherifi nënvizoi se “Lidhja për drejtësi dhe progres do jetë partia e gjithë shqiptarëve”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›