E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, nxënësit ikin nga shkollat private drejt atyre publike

ATHINE - Dy vitet e fundit janë regjistruar humbje rekord në shkollat private të Greqisë. 

Sipas statistikave të Eurostat, rreth 4 000 nxënës janë larguar nga shkollat private drejt atyre publike, për shkak të pamundësisë së prindërve për të paguar shkollimin. 

Prindër të shtresave te mesme, por edhe sipërmarrës që janë në vështirësi, nuk janë më në gjendje të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat private dhe preferojnë t’i transferojnë ata në shkollat publike. 

Shumë prindër që nuk janë në gjendje të paguajnë tarifat për shkollimin e fëmijës, kanë kërkuar kohë shtesë nga zyrtarët e shkollës për të bërë pagesat.

Ka prej tyre, që kërkojnë reduktimin e pagesave, në mënyrë që fëmijët e tyre të përfundojnë shkollën e nisur. 

Sipas raportit te këtij viti, në mbarë vendin veprojnë 220 shkolla private. 

Aktualisht janë mbyllur prej tyre, 6 shkolla private fillore dhe të mesme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›