Zhvillimi Rajonal Orientimi drejt se ardhmes
Zhvillimi rajonal eshte nje koncept i ri qe nepermjet politikave te ndryshme rajonale synon te stimuloje dhe diversifikoje aktivitetin ekonomik te nje vendi te nxise investimet ne sektorin privat te ule papunesine si dhe te permiresoje keshtu standardet e jeteses te vendit. Politikat e zhvillimit rajonal jane nje sere masash te hartuara dhe promovuara nga autoritetet e administrates qendrore dhe lokale por te ndermarra ne bashkepunim me aktore te ndryshem ku perfshihen sektori privat dhe organizatat jofitimprurese dhe jo qeveritare. Ne qender te ketyre politikave apo praktikave rajonale eshte perdorimi eficent i potencialit te secilit rajon duke u perqendruar vecanerisht tek SME-te zhvillimin e ndermarrjeve dhe nxitjen e sipermarrjeve te reja nxitjen e tregut te punes dhe investimeve permiresimin e cilesise se ambientit shendetesise edukimit dhe kultures.
Ndryshimet teknologjike globalizimi si dhe ndryshimet ne fuqine punetore kane krijuar shume sfida per vendet dhe rajonet. Nderkohe qe disa rajone jane te afta per tu perballur me se miri me efektet e globalizimit rajone te tjera thjesht mundohen te ruajne pozicionin e tyre dhe konkurrueshmerine ne treg. Edhe pse studimet tregojne qe ndryshimet midis rajoneve jane me te theksuara brenda nje shteti sesa midis shteteve te ndryshme praktikat nga vendet perendimore tregojne qe i jepet me shume prioritet rritjes ne nivel kombetar duke e lene zhvillimin rajonal disi me ne hije.
Debatet per zhvillimin rajonal jane te shumta por ne pergjithesi fokusohen mbi dy aspekte deri diku te kunderta promovimi i barazise midis rajoneve apo promovimi i eficences midis rajoneve. Por do te ishte me e sakte qe ky debat te riformulohej per te perfshire ne kete skeme si aktoret e pushtetit qendror ashtu edhe pushtetin lokal. Pra nga njera ane autoritetet e pushtetit qendror duhet te promovojne rritjen ne te gjitha rajonet e nje vendi. Nga ana tjeter vete rajonet dhe pushteti lokal duhet te investojne per rritjen e tyre duke mobilizuar burimet e tyre per te arritur avantazhe konkurruese dhe pavaresi financiare dhe administrative nga pushteti qendror.
Ne vendin tone qeveria eshte e perqendruar dhe e dedikuar per te arritur nje zhvillim rajonal nepermjet nje sere masash dhe prioritetesh ne sektorin e infrastruktures sherbimeve dhe reformave te rendesishme institucionale drejt decentralizimit. Eumlshte identifikuar nevoja per nje politike te integruar koherente rajonale bazuar ne prezencen e boshlleqeve ne performancen social-ekonomike dhe pasurive ne rajone te ndryshme te vendit. Ne kete kuader jane hartuar edhe strategji ne nivel kombetar per zhvillimin dhe integrimin qe jane perqendruar kryesisht ne reduktimin e pabarazise aktuale te zhvillimit ndermjet rajoneve rigjallerimin e zonave te izoluara nga proceset kryesore te zhvillimit dhe krijimin e nje platforme politike dhe ligjore me baze te gjere per nje zhvillim te qendrueshem te rajoneve. Objektivat strategjike te deritanishem jane fokusuar ne zhvillimin e kapaciteteve rajonale krijimin e nje kuadri institucional dhe menaxhimi efikas per te implementuar politikat rajonale ne te gjitha nivelet si dhe ne perfshirjen dhe kontributin e te gjitha qarqeve ne zhvillimin dhe konkurrencen e qendrueshme te rajoneve.
Nje risi ne vendin tone integruar si pjese e buxhetit te shtetit eshte edhe Fondi i Zhvillimit te Rajoneve nje politike qe harmonizon politikat buxhetore kombetare me ato vendore. Ne funksion te kesaj filozofie eshte pare e domosdoshme integrimi i politikave sektoriale te pushtetit qendror ne nivel rajonal dhe orientimi i tyre drejt zhvillimit rajonal. Fondi i Zhvillimit te Rajoneve ka rezultuar mjaft eficent ne parapergatitjen e rajoneve per fonde strukturore te Bashkimit Evropian ne inkurajimin e komuniteteve lokale ne shmangien e fragmentimit te buxhetit si dhe ne nxitjen e reformave administrative me synim zmadhimin e njesive vendore duke i shnderruar ato ne njesi me potenciale me te mira absorbuese dhe menaxhuese te fondeve te buxhetit te shtetit dhe Bashkimit Evropian.
Por politikat rurale dhe rajonale evoluojne me kalimin e kohes. Ndryshimet demografike sociale dhe ekonomike i bejne keto politika te jene vazhdimisht subjekt ndryshimesh per te reflektuar realitetin ekonomik demografik dhe social. Gjithsesi pikefillimi per te siguruar nje zhvillim ekonomik ne cdo segment te shoqerise per te mbeshtetur rritjen dhe levizjen e popullsise nga zonat rurale ne ato urbane si dhe cilesine dhe shumellojshmerine e sherbimeve publike dhe te infrastruktures mbetet identifikimi dhe adresimi i ceshtjeve sociale dhe ekonomike te zonave rajonale.
Ka shume studime qe analizojne politikat dhe instrumentet qe nje qeveri duhet te adoptoje per zhvillimin rajonal te nje vendi. Disa nga praktikat kryesore qe jane perdorur ne vendet e zhvilluara dhe qe mund te adaptohen edhe ne vendin tone kategorizohen ne kater grupe kryesore bazuar ne instrumentet qe perdor secila. Pra kemi politika tradicionale qe perdorin instrumentet baze ekonomike politika qe perdorin zhvillimin e inovacionit dhe teknologjise politika qe perdorin zhvillimin e ekonomise sociale si dhe politika qe perdorin zhvillimin e kapaciteteve. Krahas ketyre kemi dhe nje model te ri qeverisjeje me tipare dhe karakteristika nga te gjitha grupet e siperpermendura te politikave dhe qe perdor pak nga te gjithe instrumentet e zhvillimit rajonal.
Vende si Kanadaja Britania e Madhe Skocia dhe SHBA kane perdorur si pjese e politikave te tyre rurale subvencionet per agrikulturen dhe sektore te tjere te industrise krijimin e punesimit asistenca te ndryshme per bizneset dhe SME-te facilitete qe mundesojne kapital per kompanite dhe rritjen e investimeve ne zonat rurale. Keto bejne pjese ne politikat tradicionale qe perdorin instrumentet baze ekonomike sic mund te jene grantet dhe kontributet kredite e buta dhe mjetet e tjera financiare qe lehtesojne sigurimin e kapitalit per bizneset lehtesime per tatimpaguesit si dhe mjete financiare dhe konsulente per zhvillimin e SME-ve.
Vende si Spanja Norvegjia dhe Danimarka jane fokusuar ne nxitjen e inovacionit dhe teknologjise fale kjo impaktit dhe potencialit te globalizimit avantazheve te ekonomise bazuar ne informacion dhe teknologjive te reja transformative. Keto politika qe kane ne qender inovacionin dhe teknologjine kane si pikesynim nxitjen e konkurrences rajonale ne kete sektor. Disa nga instrumentet kryesore jane investimet ne kerkim zhvillim RampD lehtesime ne taksa dhe ndihma te tjera financiare per kompanite dhe industrite marketingun e sherbimeve dhe produkteve inovative investime ne zhvillimin e burimeve njerezore dhe zhvillimin e kapaciteteve.
Zhvillimi i ekonomise sociale gjithashtu ka qene dhe eshte nje politike per te inkurajuar zhvillimin rajonal nga vete organizimi i banoreve te ketyre zonave ne formen e nje aksioni rajonal per te krijuar mundesira ekonomike dhe per te permiresuar kushtet sociale ne rajonet perkatese. Ekonomia sociale eshte nje term qe ka marre zhvillim kohet e fundit ne vendet e zhvilluara dhe bazohet ne bizneset dhe industrite qe kane si qellim ne vetvete zhvillimin social. Mbeshtetjet financiare per zhvillimin ekonomik rajonal dhe social mbeshtetje per zhvillimin e kapaciteteve perforcimi i kapitalit financiar dhe lehtesimi ne kredimarrje dhe instrumente te tjera financiare per biznese dhe institucione si dhe investime ne zhvillimin e burimeve njerezore jane te gjitha instrumente qe bejne pjese ne keto politika. Shembuj te implementimit te ketyre praktikave vijne nga Kanadaja Britania e Madhe dhe Spanja. Ne pergjithesi rajonet qe mund te implementojne keto politika do te duhet te mbeshteten ne punen e organizatave lokale jo-fitimprurese OJF.
Ngushtesisht i lidhur me konceptin e zhvillimit te ekonomise sociale eshte dhe koncepti i zhvillimit te kapaciteteve. Gjithsesi zhvillimi i kapaciteteve mund te shihet me gjeresisht duke qene se kontribuon ne zhvillimin lokal ne shume dimensione te tjera. Politikat bazuar ne zhvillimin e kapaciteteve fokusohen ne decentralizimin financiar dhe jo-financiar drejt nje vete-administrimi te rajoneve. Pra ne kete kuader jane rajonet ato qe do identifikojne problemet dhe ceshtjet per tu adresuar vendosjen e objektivave dhe qellimeve si edhe zhvillimin dhe implementimin e strategjive per te nxitur zhvillimin e ketyre zonave. Kjo praktike eshte e lidhur me vendin si edhe kapitalin financiar dhe ate social. Nje qeveri mund te perdore instrumente si ndihmat financiare dhe mbeshtetje te tjera per te nxitur vullnetarizmin OJQ-te apo OJF-te lokale perfshirjen e ketyre komuniteteve ne zgjidhjen dhe adresimin e problemeve te tyre si edhe delegimin e autoritetit dhe pergjegjesise.
Modelet e reja te qeverisjes implementuar se fundmi nga Kanadaja Britania e Madhe Skocia Danimarka Finlanda dhe Norvegjia paraqesin karakteristika nga te gjitha llojet e politikave. Por fokusi mbetet partneriteti lidhja dhe koordinimi i punes midis sektorit publik sektorit privat organizatave vullnetare dhe institucioneve akademike. Keto modele te reja qeverisjeje bazohen gjithashtu ne ofrimin e sherbimeve te reja publike ne rajonet dhe zonat rurale. Qeverite e vendeve te zhvilluara nepermjet alokimit te burimeve dhe sherbimeve midis komuniteteve te ndryshme dhe sipas nevojave te zonave rurale po prezantojne menyra inovative per te shperndare sherbimet publike nepermjet pikave te ndryshme ne formatin One Stop Shop pra te gjitha llojet e sherbimeve publike te ofruara ne rajone te ndryshme.
Pra eksperienca nderkombetare na tregon qe kerkohen praktika gjitheperfshirese sipas komunitetit apo zones perkatese. Instrumentet tradicionale si subvencionet mbeshtetja ekonomike dhe financiare krijimi i punesimit nuk jane te mjaftueshme per nje shoqeri/ambient qe ndryshon me hapa te shpejta. Ndihmat financiare te qeverise duhet te dizenjohen me kujdes ne menyre qe te mos e dislokojne financimin privat duke mbeshtetur biznese jo te suksesshme apo biznese te suksesshme qe nuk kane nevoje per financim publik. Pervec subvencioneve ndaj kompanive apo industrive politikat rajonale dhe rurale duhet te bazohen ne investime strategjike ne njerez burimet lokale dhe teknologji per te sjelle risi ne zonat rurale si dhe per te nxitur zhvillimin ekonomik nepermjet mundesive dhe fuqizimit lokal.
Krahas instrumenteve tradicionale dhe investimeve strategjike kerkohet gjithashtu nje kombinim i instrumenteve te ndryshem financiare dhe jo-financiare ne dimensione te ndryshme lokale dhe rajonale. Pra duhet te linde nje partneritet midis aktoreve kryesore shtetit sektorit privat komuniteteve rajonale dhe rurale organizmave te ndryshme dhe institucioneve akademike. Po njesoj e rendesishme eshte dhe nxitja e nje fleksibiliteti dhe lidershipi lokal per te adresuar sa me mire nevojat e zonave rurale dhe rajonale. Eksperienca tregon se zonat rurale qe kane autoritet dhe qe u eshte deleguar pergjegjesia e vete-administrimit te ceshtjeve te ndryshme specifike te zones se ketyre komuniteteve jane me eficente dhe efektive ne menaxhimin e problematikave te ndryshme.
Zhvillimi ekonomik i komunave bashkive dhe qarqeve nuk eshte nje problem i vecuar lokal apo vetem i pushtetit vendor perkundrazi eshte nje problem qe lidhet ne menyre te drejtperdrejte me zhvillimin ekonomik ne nivel kombetar me krijimin e nje klime inkurajuese per biznesin nepermjet investimeve ne infrastrukture si dhe ne luften per uljen e varferise.