Bode kërkon një Sekretar të Përgjithshëm që të firmosë Lotarinë Kombëtare
Konkursi për postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave duket se po kushtëzohet nga gatishmëria e tij për të firmosur tenderin e Lotarisë Kombëtare, pas të cilit qëndrojnë miqtë më të afërt të ministrit Bode.
Hapja e konkursit është shoqëruar nga një sërë shkeljesh, të cilat Bode po i injoron nën presionin e biznesmenëve të oborrit të tij.
Kështu fillimisht pozicioni është fituar nga dikush tjetër me vendim gjyqi dhe nuk mund të rihapet pa u zgjidhur ky konflikt. E dyta është që njoftimi është botuar vetëm në gazetën e grupit Mane- Frangaj, Koha Jonë, prej të cilëve diktohet dhe Sekretari i Përgjithshëm. Nuk është bërë shpallja e pozicionit tek website i administratës publike www.pad.gov.al, duke bërë një shkelje të hapur të ligjit.
Personi që ka emëruar Bode aty është një çunak, i cili i ka bërë presion për prerje të buxhetit të departamentit të administratës publike nëse ai nuk e përfundon konkursin përpara korrikut.
E gjithë kjo bëhet vetëm pse Sekretarit të Përgjithshëm të komanduar për të cilin po përpiqen të bëjnë konkursin, ndër të tjera i kanë varur në qafë dhe firmosjen e kontratës së Lotarisë Kombëtare.
