Bode, largimi i Sefgjinit, akt moral
Shkarkimi i ish-drejtorit te Tatimeve, Arben Sefgjini, ishte lene ne moralin e vete Sefgjinit. Nen presion per largimin e tij nga detyra, ministri Bode pat shpjeguar, disa dite me pare, se Sefgjini mund te dorehiqej, por jo te largohej nga detyra. Kur u emerua ne detyren e drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, Sefgjini ishte i cliruar nga akuzat. Bode tha se, rezultatet e hetimit mund te vendosin per postin e kryetatimorit. Arben Sefgjini gjendej nen autoritetin e Ministrise se Financave, ndersa organi i akuzes i ka komunikuar se eshte marre i pandehur ne gjendje te lire per akuzen e rrembimit dhe tortures me pasoje zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas te duralumineve ne vitin 1995, Remzi Hoxhes. Por ky eshte nje nga rastet e rralla, kur nje zyrtar merret i pandehur per nje akuze te rende dhe vazhdon te ushtroje detyren e tij. Ish-kreu i deges se SHIK per Tiranen ne periudhen qe ndodhi rrembimi i 42-vjecarit se bashku me Ziso Kristopulin dhe Avdyl Loshaj, si te dyshuar per aktivitetin e tyre ne Shqiperi, nuk mund te shkarkohej nga prokurorise. Po per shkak te rendesise se procesit dhe mos cenimit te tij, largimi i Sefgjinit, sipas juristeve, duhet te ishte kryer menjehere, deri ne fund te ceshtjes.