E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Legalizimet, cenohen pronaret e njesite vendore

Nje jave me pare, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ktheu ne Kuvend ligjin per ndryshime ne “Legalizimin e Zonave Informale”. Ne verejtjet e tij, Topi u kerkoi deputeteve te kene kujdes ne respektimin e Kushtetutes per te drejten e prones, por dhe ne ndarjen e pushteteve e mos cenimin e qeverisjes vendore. Kreu i shtetit sugjeroi te rishikohen nga deputetet dhe kritikat qe ben se ndryshimet e shpeshta ligjore dhe mungesa e nje analize te plote juridike krijon nje praktike te gabuar legjislative. Presidenti Topi merr ne mbrojtje pronaret se nuk percaktohen afate konkrete per kompensimin e tyre ne ndryshimet e bera nga qeveria, per tokat e zena nga persona te tjere. Sipas Presidentit, pronari i ligjshem i pasurise se paluajtshme, me kete nisme zhvishet dhe de jure nga pronesia, i duhet te pres pa ndonje afat te caktuar kohor, derisa Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te paraqese ne Keshillin e Ministrave listen me te dhenat per cdo pronar dhe siperfaqet takuese. Nga ana tjeter, Topi nenvizon se rregullimet e reja ligjore, bien ndesh dhe me nenin 4 te ligjit per “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, marredheniet ndermjet organeve te njesive te qeverisjes vendore dhe marredheniet e tyre me organet e pushtetit qendror bazohen ne parimin e subsidiaritetit, parim sipas te cilit, ushtrimi i pergjegjesive publike duhet ne menyre te pergjithshme, t’i takoje me teper autoriteteve me te aferta te qytetareve.

“Vleresoj, se keto ndryshime ligjore, cenojne parimin e decentralizimit te qeverisjes vendore, parashikuar ne nenin 13, 108, 109 dhe 113 te Kushtetutes, Karten Evropiane te Autonomise Vendore dhe ligjin per “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, theksoi ai.

R.Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›