Legalizimet e kthyera nga Presidenti, diskutimi ne komisione dhe seance
Ndryshimet ne ligjin e “Legalizimeve te Zonave Informale”, qe u kthyen si te papajtueshme me Kushtetuten nga Presidenti, do te rishqyrtohen edhe njehere ne Kuvend. Ne te gjitha komisionet parlamentare, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka shperndare dekretin e kreut te shtetit, qe u sugjeron deputeteve te rishikojne ligjin e ta permiresojne ate. Keshtu, duke nisur nga java e ardhshme, komisionet si ai i ligjeve, ekonomise e veprimtarive prodhuese do te rihapin diskutimet mbi nismen ligjore qe u votua ne Kuvend me 52 vota. Numer shume i ulet ky votash per nje projektligj. Per permiresimin dhe ndryshimin e ligjit, jane jo vetem deputetet e opozites, por dhe republikanet, si dhe deputete te tjere si Spartak Ngjela. Gjate diskutimeve ne komisione, ata do te kembengulin ne permiresimin e ligjit. Ajo cka kerkojne si opozita dhe aleatet e qeverise eshte vendosja e afateve konkrete per kompensimin financiar te ish-pronareve qe u eshte zene padrejtesisht toka. Por dhe mosdhenia e kompetencave te shumta ALUIZNI-t, duke ja hequr ato pushtetit vendor. Vetem mazhoranca nuk eshte shprehur deri me sot per kthimin e ligjit te qeverise nga Presidenti. Edhe pse ishte nisme e ardhur prej saj. I pari, qe Topi rikthen per permiresime nga Kuvendi. Ne baze te rregullores, ligji pas rishqyrtimit ne komisionet parlamentare do i kaloje serish per vote Kuvendit. Nese ai merr votat e shumices edhe pa ndryshime apo permiresime, sic ka kerkuar Presidenti, atehere kreu i shtetit nuk ka te drejte ta ktheje me. Kushtetuta i jep te drejten ta ushtroje vetem nje here firmen per kthimin e nje ligji.
R.R
R.R