Shkarkimi sipas ligjit te Nepunesit Civil
Sipas ligjit 8549, te nentorit 1999, “Mbi statusin e Nepunesit Civil”, drejtori i Tatimeve duhej te pezullohej nga detyra per shkak te fillimit te ndjekjes penale ndaj tij per zhdukjen e tregtarit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Arben Sefgjini eshte marre si i pandehur per kete ceshtje nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda, e cila e ka cuar ceshtjen ne Gjykate. Sipas nenit 22, te ligjit “per Statusin e Nepunesit Civil”, thuhet se “Nepunesi civil pezullohet… kur ndaj tij fillon ndjekja penale per shkak te detyres ose per krime te renda, deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar”. Tashme, pas vendimit te Gjykates se Krimeve te Renda si dhe respektimit te ketij ligji, duket se brenda nje periudhe prej 4 muajsh, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve do te njihet me nje drejtues te ri. Megjithate, edhe dje nuk ka pasur asnje reagim zyrtar nga Ministria e Financave, duke qene se institucioni i Tatimeve eshte ne varesi direkt te saj.
Si u lirua Sefgjini ne vitin 2004
Dosja per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha u rihap ne vitin 2003 nga Avokati i Popullit. Ne fund te ketij viti u arrestuan Arben Sefgjini, Budion Mece dhe Avni Koldashi, ish-zyrtare te SHIK. Arben Sefgjini mundi t’i shpetoje burgut ne vitin 2004. Vepra penale e “shperdorimit te detyres” per te cilen akuzohej arriti te amnistohej, duke marre parasysh qe jane konsumuar perpara dates 5 prill 1997, kur kishte hyre ne fuqi ligji numer 8202 i dates 27 mars i vitit 1997. Nga ana tjeter grupi hetimor nuk arriti te provonte vrasjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, duke marre parasysh faktin se perderisa nuk eshte gjendur kufoma, nuk eshte percaktuar shkencerisht shkaku direkt i vdekjes. Por Amnesty International kembenguli gjate vitit 2005 dhe 2006 per te zbardhur kete ngjarje dhe Prokuroria e Krimeve te Renda rihapi per here te dyte dosjen.