E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka kerkon largimin e Mati Pepes

Ministri i Shendetesise ka kerkuar largimin e drejtorit te Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, Mati Pepa. Nje shkrese, e cila pak dite me pare ka mberritur ne zyrat e Kryeministrise kerkon qe vete kreu i qeverise te firmose per kete ndryshim ne drejtimin e Qendres Spitalore me te madhe ne vend. Sipas burimeve jozyrtare nga Ministria e Shendetesise, pohohet se shkarkimi i drejtorit te QSUT-se ka te beje me reformimin e sistemit shendetesor, pike kjo e kerkuar nga shefat e pavijoneve dhe personeli i kesaj qendre. “Reformimi i sistemit shendetesor eshte nje nga piket kryesore te Ministrise se Shendetesise. Duke pasur edhe kerkesen e mjekeve per ta ndryshuar kete sistem aktual, kjo do te filloje me drejtuesit e ketyre institucioneve”, kane pohuar burimet nga Ministria e Shendetesise. Ndersa nga ana tjeter, vete drejtori i qendres me te madhe spitalore ne vend ka pohuar se nuk eshte njohur me nje kerkese te tille nga Ministria e Shendetesise. Por, sipas procedurave ligjore, ministri i Shendetesise percakton drejtuesin e institucionit dhe ky i fundit e merr miratimin nga Kryeministri. Kurse, per sa i perket shkarkimit te tij, ministri i Shendetesise paraqet kerkesen ne Kryeministri dhe shkarkimi i drejtorit te QSUT-se behet vetem nese e firmos Kryeministri.

Shkarkimi

Prej nje periudhe te gjate kohore eshte folur per nje shkarkim te mundshem te drejtorit te QSUT-se, dhe kjo per shkak te krizes se rende qe ka kaluar ky institucion gjate vitit te fundit. Ketu mund te permenden mungesat e ilaceve, medikamenteve dhe aparaturave per nje kohe te gjate. Por duket se arsyeja e shkarkimit te drejtorit te QSUT-se nuk ka qene kjo, por nje perplasje politike mes ministrit Nard Ndoka dhe Mati Pepes. Ky i fundit u emerua pikerisht nje vit me pare ne kete detyre si nje ekonomist, i cili do te bente menaxhimin e sistemit shendetesor. Nderkohe qe vete ministri Ndoka premtoi se te gjithe drejtuesit e spitaleve duhet te ishin te ketij profesioni. Por, vetem nje vit me vone perplasjet ne politike, por edhe ato ne sistemin shendetesor, duket se kane sjelle pakenaqesite e te dy paleve. Por edhe nje pjese e mire e mjekeve dhe shefave te pavijoneve kane kerkuar qe drejtuesit e ketij institucioni te jene profesioniste dhe jo persona jashte fushes se shendetesise.

Pepa: Ndoka po me shkarkon per arsye politike

Asnje shkrese apo njoftim nuk ka shkuar ne zyren e drejtorit te Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, ku kerkohet shkarkimi apo doreheqja e tij nga ky institucion. Sipas vete Pepes, arsyet, per te cilat ai do te largohet, nese kjo ndodh, eshte politike dhe jo per reformim te sistemit shendetesor. “Une nuk jam ne dijeni per nje shkarkim te tille, por kjo do te ndodhe, sepse une nuk jam nomenklature e partise se Nard Ndokes, por jam anetar dhe bindes i ideve te Partise Demokristiane. Pra, nuk jam pjese drejtuese e Nard Ndokes, por e kabinetit te Kryeministrit Berisha”, ka pohuar per gazeten “Koha Jone” drejtori i Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, Mati Pepa. Ky i fundit ka marre kete post ne mars te vitit te kaluar, pas ndryshimeve te qeverise dhe ndryshimeve te nje pjese te mire te kabinetit te Ministrise se Shendetesise dhe drejtuesve te disa institucioneve shendetesore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›