Meta: Berisha ka marrë ‘tatëpjetën’ rrënon ekonominë, Noka do të prishë zgjedhjet
TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës akuzoi kryeministrin e vendit Sali Berisha se ka shkatërruar ekonominë e vendit për qëllime afatshkurtra elektorale. Duke u bazuar në raportin më të fundit të BERZH, Meta tha se ekonomia është shumë pranë rënies, duke paralajmëruar një skenar krize që ka prekur vendet e rajonit.
“Në do fitojmë se ka ardhur koha që politika të ketë të parët qytetarët dhe jo pushtetarët. Ka ardhur koha që ata të jenë të parët në zgjidhjen e problemeve të tyre dhe në radhët ë parë për zgjidhjen e një problemi të madh të cdo qytetari shqiptar për të ruajtur vendin e punës dhe për të hapur vende të reja të punës. Të dhënat më të fundit tregojnë papërgjegjshmërinë në rritje të qeverisë në ikje, e cila po shkatërron të gjithë treguesit makroekonomik dhe financiar vetëm për qëllime afatshkurtra elektorale , për të ngushtuar humbjen e saj të paevitueshme dhe të pashmangshme, por i ka bërë llogaritë shumë gabim se qytetarët tanë janë të vëmendshëm dhe e kuptojnë se vota e tyre nuk mund të shkojë për një njeri që ka marrë tatëpjetën dhe tenton të marrë dhe Shqipërinë me vete. Raporti i fundit i BERZH e thotë qartë se në 3 mujorin e parë ekonomia e Shqipërisë u rrit me 0.3 % shumë pranë rënies ekonomie, atij skenari që nuk e duam dhe e kemi parë si është zhvilluar në vendet e tjera. Atij skenari që çon në largimin e investitorëve, uljen e vendeve të punës, por dhe ne uljen drastike të vendeve të punës”, u shpreh Meta.
Meta tha se LSI është e vetmja parti politike me objektiva ekonomike të qarta, teksa theksoi se kryeministri ‘lufton’ vetëm për një mandat më shumë. Meta sulmoi politikën qeveritare të ndërtimit të infrastrukturës duket theksuar se ajo përdoret për qëllime elektorale , teksa kujtoi inaugurimin para afateve të tunelit të Kalimashit për të cilin sipas tij qeveria shpenzoi qindra para për rikonstruksion e saj. Lideri i LSI theksoi se të njëjtin fat do e ketë nesër edhe tuneli i Krrabës.
“Berisha lufton për një mandat më shumë, ai nuk lufton për një të ardhme të siguritë të qytetarëve shqiptar, të të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, ndaj me votën tonë jo vetëm do votojmë për LSI, por do hedhim themele të sigurta të një Shqipëri që do ketë ekonomi të qëndrueshme që rritet në mënyrë të qëndrueshme përmes reformave. Politikës së tuneleve po i vjen fundi, pasi nuk është politika që garanton progresin, ekonomik dhe social, por është një polik afatshkurtër për qëllime elektorale që nuk sjell progresin që kanë kërkuar qytetarët shqiptar. 4 vjet me parë u inaugurua tuneli i Kalimashit, por pas 4 viteve nga inaugurimi i tunelit i Kalimashit, nga nxitimi i inaugurimit u harxhuan lekë prap për të restauruar, ndërkohë në Kukës numri i atyre që marrin asistencë sociale është dyfishuar. Nesër kemi inaugurimin e tunelit të Krrabës që po inaugurohet për qëllime elektorale, pasi Sali Berisha mendon se mund të marrë jnë votë më shumë. Por,përgjigjen më të mirë do e marrën në Elbasan dhe Tiranë ashtu si dhe ne gjithë Shqipërinë. Politika e tuneleve po shkatërron ekonominë tonë, ajo ka rritur borxhin dhe deficitin në mënyrë të jashtëzakonshëm nuk mund të sjellë punësim”, theksoi Meta.
Meta denoncoi ‘sulmet’ që Ministria e Brendshme ka ndërmarrë ndaj kandidatëve të LSI-së, teksa akuzoi ministrin Flamur Noka se po tenton me veprime të paligjshme të prishë zgjedhjet.
(e.m/BalkanWeb)