Murdok: Një Ligë Europiane me 16 “bigët” e futbollit
Manjati australian i medieve Rupert Murdok i rikthehet idesë për të krijuar një Ligë Europiane, ku do të përfshihen klubet më të mëdha të Europës. Sipas medieve britanike, për të mos i rënë ndesh UEFA-s, që është shprehur në mënyrë kategorike kundër kësaj ideje, Murdok ka gjetur një zgjidhje tjetër: Liga do të zhvillohet në verë, me pjesëmarrjen e 16 klubeve më të mëdha europiane, ndërsa edicioni i parë do të marrë udhë në vititn 2015. Sipas këtij projekti, kjo Ligë do të zhvillohet çdo vit, të paktën për një dekadë në kontinente të ndryshme. Me këtë propozim, Murdok, sipas analistëve, kërkon të rifitojë kuotat e humbura në tregun amerikan, pasi kolosi NBC siguroi të drejtat televizive të Premier Ligës për tre sezonet e arshshme.
Të gjitha ndeshjet e turneut do të transmetohen nga Sky dhe nga të tjerë transmetues të grupit të tij mediatik, që është i shpërndarë në të gjithë botën. Edhe pse nuk ka ende konfirmime për pjesëmrrësit e mundshëm, qarkullojnë emrat të tillë, si Real Madrid, Barcelona, Bajern Mynih, që do t’i bashkangjiten skuadrave angleze Mançester Junajtid dhe Çelsi, por edhe Mançester Siti. Mungojnë për momentin skuadrat italiane, por vështirë se listës së16 skuadrave më të mira do t’i mungojë Milani, Inter dhe Juventus. Sipas mediave britanike, ky projekt tenton ta transformojë futbollin sipas modelit të Formula 1.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)