E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode në zonat e përmbytura: Do përballojmë çdo nevojë

"Shtabi i emergjencës ka miratuar fondet e nevojshme dhe gjithashtu janë ngritur të gjitha strukturat për shpërndarjen e bazës ushqimore edhe në zonat ku njerëzit vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre", u shpreh sot në Shkodër ministri i Financave, Ridvan Bode, pasi inspektoi zonat e përmbytura ditët e fundit.Ministri Bode garantoi vlerësimin real të dëmeve të shkaktuara. I shoqëruar nga deputetë të Qarkut Shkodër, ministri i Financave zhvilloi takime me banorë të Malit të Jushit në Bushat, ku theksoi se Shtabi i Emergjencës tashmë ka akomoduar dhe siguruar gjithçka që u nevojitet banorëve të evakuuar dhe atyre që qëndrojnë në shtëpi."Një izolim pak i zgjatur ngre problemin e mbështetjes me bazë ushqimore edhe për blegtorinë dhe nga dita e sotme do të fillojë shpërndarja e bazës ushqimore edhe për bagëtinë", deklaroi Bode përpara banorevë të kësaj zone.Ai theksoi se me ngritjen e një fondi operacional, çdo ditë do të plotësohen të gjitha nevojat jo vetëm për banorët, por edhe për bagëtinë në këto zona, pasi sipas tij, ky izolim mund të zgjasë edhe ditë të tjera.Kreu i Financave ritheksoi edhe një herë faktin se qeveria shqiptare do të përballojë çdo nevoje që kanë këto zona, për të siguruar funksionimin normal, brenda këtij anormaliteti si për njerëzit, ashtu edhe për bagëtinë.Ministri i Financave siguroi banorët që shpërndarja e bazës ushqimore do të jetë transparente dhe korrrekte, si dhe se do të bëhet vlerësimi i çdo dëmi të shkaktuar nga përmbytjet.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›