E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Brenda 3-4 ditësh mbyllim shkarkimet në Fierzë

“Jemi në nivele pozitive të kaskadës dhe nuk është aspak cudi që për një hark 3-4 ditë ne të ndalojmë shkarkimet nga kjo kaskadë. Sigurisht jemi në periudhë dimri dhe ne do të ndjekim prurjet dhe situatën meteorologjike, por jemi në një situatë shumë të përmirësuar dhe ne kemi siguri që në këtë situatë ne do të kemi mundësi ti ndalojmë shkarkimet” u shpreh Prifti të dielën. Ai lajmëroi se shkarkimet po ulen vazhdimisht në tre hidrocentralet e vendit, çka ngjall shpresat se do të ulet niveli i ujit në zonat e përmbytura në rrethinat e Shkodrës. Për i përket kërkesës së opozitës për dorëheqje, Prifti u shpreh se nuk do të jepte dorëheqje. “Kam bërë detyrën, dhe jo vetëm unë por të gjithë vartësit e mi, i gjithë grupi që është ngritur për të mbikqyrur situatën. Kërkesa dorëheqjesh kemi dëgjuar në të kaluarën, kemi për të dëgjuar shumë në të ardhmen, por këto kërkesa nuk mund të vijnë nga ata njerëz të cilët edhe me një digë 5 metra tek liqeni artificial i Tiranës nuk kanë ditur ta menaxhojnë”, theksoi ministri Prifti.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›