E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Eksportet, një zgjidhje e mundshme për rritjen e ekonomisë

Eksportet kohët e fundit janë përcaktuar si një prej zgjidhjeve të mundshme për nxitjen e rritjes ekonomike në vend.

Sipas INSTAT në maj 2011 eksportet u rriten me 14.2 përqind në krahasim me prill 2011 por në krahasim me një vit më parë pësuan ulje me 8.3 përqind. Ndërsa importet u rritën 1.3 përqind në krahasim me prill 2011 .
 

Ndërkohë që eksporti i nëngrupit "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" u rrit 63.4 përqind, "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" u rrit 26.3 përqind, "Materiale ndërtimi dhe metale" u rrit 24.2 përqind ndërsa eksporti i grupit "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" u ul 0.3 përqind.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›