Bode prezanton pr/buxhetin per 2011-en

Ministri i Financave Ridvan Bode ka paraqitur ne konferencen e kryetareve projekt/buxhetin per vitin e ardhshem.
Gjate fjales se tij Bode ka bere nje ekspoze te situates ekonomike duke vleresuar me nota pozitive eksportet kursin e kembimit dhe nivelin e inflacionit.
Eksportet vazhdojne te jene me te larta se nje vit me pare nderkohe qe kursi i kembimit eshte stabilizuar. Gjithashtu niveli i inflacionit ndodhet brenda objektivave te Bankes se Shqiperise ka deklaruar Bode.
Sipas tij te ardhurat e buxhetit ne periudhen janar-shtator pesuan nje rritje prej 7.7 per qind nderkohe qe buxheti per vitin 2011 parashikon nje rritje prej rreth 11.
Gjithashtu ne kete buxhet qeveria ka parashikuar nje rritje per rrogat dhe pensionet si dhe investime ne infrastrukture ka nenvizuar Bode. I vetmi fenomen negativ sipas tij eshte rritja e nivelit te kredive te keqija.