E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga catia vdes emigranti ne Itali

Nje 37-vjecar nga Shqiperia ka humbur jeten gjate nje aksidenti ne pune pasi ka rene nga catia e nje magazine. Ngjarja ka ndodhur ne Breshia te Italise. Saimir Gjeci nga Kavaja ndersa ka qene duke riparuar catine e nje kompanie ku punonte e cila prodhon parafabrikate dhe hidrosanitare ka humbur kontrollin duke rene nga nje lartesi prej 13 metrash. Kane qene koleget e tij qe kane njoftuar menjehere policine dhe urgjencen e spitalit por gjithcka ka qene e kote pasi 37-vjecari kishte marre demtime te renda ne shtyllen kurrizore dhe ne koke. Kane qene pikerisht goditjet qe ai ka marre ne koke qe kane sjelle edhe vdekjen e menjehershme te tij. Ai punonte per kete kompani prej 2 vitesh duke jetuar ne Carpenedolo se bashku me gruan dhe dy femijet e tij pergjate kesaj periudhe. Ngjarja ka sjelle dhe marrjen e masave te sigurise nga kompania qe e kishte punesuar ate. Pergjegjesi i punonjesve te kompanise ku ai punonte Diego Frioni ka thene se eshte e pakuptimte se si ka ndodhur ngjarja. Ai ka sqaruar se Gjeci ka qene nder punonjesit me te kualifikuar ne 20 vitet qe kompania ka aktivitetin e saj dhe nuk e kupton se si ka rene ndersa ka qene duke montuar disa pjese te catise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›