Pranga tre grabitesve sulmonin argjendarite e Fierit
Nga efektive e policise Vlore jane arrestuar tre adoleshente te cilet ishin kthyer ne makthin e bizneseve te vogla ne Fier. Pas disa muajsh hetimesh intensive dje tre te rinjte nga Vlora qe kryenin vjedhje me dhune kane rene nen prangat e policise. Anetaret e kesaj bande kane qene dy 17-vjecare perkatesisht B. S. dhe V. B. ne krye te te cileve me sa duket ishte Arben Sulcaj 20 vjec. Ne kontrollin qe iu eshte bere ne shtepi atyre u jane gjetur edhe municione. Akuza paresore per te tre eshte se ne bashkepunim me njeri-tjetrin ata kane vjedhur ne qytetin e Fierit ne kohe te ndryshme dy argjendari. Me sa duket frymezimi i tyre vinte nga filmat pasi fillimisht ata hynin ne argjendari si kliente normale duke u dukur si te interesuar per te blere dicka. Ata dyshohen se me 12 maj te ketij viti ne lagjen Apolonia te Fierit kane plackitur nje argjendari duke filluar edhe misionin e tyre. Pasi jane siguruar se nuk ka pasur kliente te tjere ata nen kercenimin e nje pistolete loder kane lidhur shitesen me natriban duke i vjedhur asaj nje sasi sendesh floriri. Sipas hetimeve paraprake po keta adoleshente me te njejtin skenar filmi me 26 gusht kane arritur qe te vjedhin nje tjeter argjendari ne lagjen Konferenca e Pezes po ne qytetin e Fierit. Por kete here pervec sendeve me vlere qe ndodheshin ne argjendari ata kane marre edhe nje laptop. Ndalimi i tyre u arrit ne saje te punes intensive te policise Fieri ne bashkepunim edhe me Drejtorine e Policise se Qarkut Vlore fale se ciles pas disa muajsh hetime kane bere te mundur identifikimin dhe kapjen e ketyre autoreve. Ne vijim te veprimeve hetimore nga kontrolli i ushtruar ne banesat e tre adoleshenteve ne Vlore u jane gjetur nje sasi prej 40 fishekesh pistolete nje granate dore 264 grame lende narkotike e llojit kanabis sativa dhe nje sasi bizhuterish te cilat kane rezultuar te vjedhura ne argjendarite e grabitura nga ta. Burime nga policia bejne me dije se pervec akuzave per vjedhje ata do te gjykohen edhe per mbajtje te armeve luftarake dhe municioneve pa leje dhe gjithashtu per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike.