E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredite e keqija bankat te bashkepunojne me bizneset

/ /

Kjo ishte ideja e hedhur nga guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani lidhur me propozimin e biznesit per ngrirjen e kredive te keqija ose atyre ne rrezik per nje afat 12 mujor. Ai theksoi se institucioni qe ai drejton gjithmone ka inkurajuar procese te cilat rregullojne bashkepunimin e shendetshem ne marredheniet mes paleve dhe ka dhene stimujt e nevojshem per te krijuar likuiditet ne treg. Banka e Shqiperise nuk ka ende nje propozim formal nga biznesi per kredite e keqija por eshte e gjykimit se marredheniet banke-biznes jane marredhenie biznesi dhe gjithmone ka inkurajuar proceset e rregullimeve provigjonimeve dhe ristrukturimeve te bera ne baze te nje marredhenie te tille biznesi respekti reciprok dhe nje perfitueshmerie te perbashket tha ai. Nje jave me pare biznesi kerkoi ngrirjen e kredive te keqija dhe atyre ne rrezik per nje afat 12 mujor si dhe ristrukturimin e kushteve te kredive ekzistuese e te atyre ne vijim. Per kete eshte gati edhe nje platforme e cila do ti paraqitet bankave ne vend. Lidhur me mundesite qe ekzistojne per nje marreveshje guvernatori nuk komentoi konkretisht por la te kuptohej se gjithcka varet nga palet. Per kete nuk ka nje formule te vetme zbatimi por mendoj se do te vazhdoje te jete nje proces i drejtuar nga interesa dypaleshe dhe njekohesisht ne funksion te perfitimeve reciproke dhe te nje zhvillimi te qendrueshem te kreditimit ne Shqiperi vijoi me tej ai. Propozimi i biznesit per kredite e keqija synon arritjen e nje marreveshjeje me bankat e nivelit te dyte ne vend por per kete duhet ok i Bankes se Shqiperise. Ne thelb synohet qe bankat te mos jene te detyruara te mbajne provigjone per kredite te cilat do te konsiderohen te ngrira. Kjo pritet te jape efekt ne rritjen e kreditimit te disa sektoreve qe konsiderohen si te afte te kthejne borxhin si dhe permiresimin e kushteve te kredive te marra qe lidhen me shume me normen e interesit dhe afatet e shlyerjes.
Kredite e keqija
Kredite e keqija po arrijne pikun dhe Banka e Shqiperise vlereson se nuk do te kete rritje te metejshme. Guvernatori Ardian Fullani theksoi dje se shendeti i bilanceve te bankave reflekton mundesi per alternativa pozitive. Banka e Shqiperise eshte shprehur se po arrijme ne limite te pikut te kredive me probleme qe do te thote se jane shenjat e duhura pozitive per nje rikuperim te ketij procesi. Kjo shihet edhe nga rregullimet perkatese dhe gjendja reale e bilanceve te bankave dhe kompanive. Kjo shifer totale eshte 13 per qind tha guvernatori. Por ne kohen kur tendenca per kredite me probleme vleresohet te kete prirje pozitive vihet re se kreditimi ne pergjithesi vijon te jete ne nivele te uleta. Banka e Shqiperise nuk ka kursyer here pas here thirrjet ndaj bankave per te kredituar projekte biznesi qe ne te ardhmen garantojne kthimin e kredise por kjo nuk ka mjaftuar. Rritja vjetore e kredise per sektorin privat shenoi mesatarisht 9.8 duke qendruar prane normave te regjistruara ne tremujorin e meparshem. Edhe pse situata e mire e likuiditetit dhe permiresimi i bilanceve te bankave kane zgjeruar oferten bankare dhe kane shtuar hapesirat per rritjen e kreditimit zhvillimet ne kredidhenie vijojne te jene te moderuara tha guvernatori. Ai theksoi se sipas analizave te BSH-se kerkesa e ekonomise eshte ende e ulet ndersa numri i projekteve te vlefshme per te kredituar eshte ende i vogel. Platforma e biznesit

Shqyrtimin dhe mundesine e ngrirjes se perkohshme per nje periudhe disamujore deri ne nje vit te kredive te keqija apo disa kredive qe pavaresisht se nuk kane kaluar ne kredi te keqija jane kredi te veshtira per bizneset. Kjo kerkon negociata dhe partneritet me bankat.
Shqyrtimin dhe mundesine e ristrukturimit dhe te riskandencimeve te disa kredive qe biznese te ndryshme kane marre ne disa banka tregtare. Rinegocim i kushteve te kredidhenies. Numri i bizneseve qe propozojne nje mase te tille eshte i madh.
Propozohet njekohesisht rishikimi i perqindjes se normave te interesit si dhe zgjatja e afateve te shlyerjes. Propozohet afersisht e njejta mase qe propozoi dhe realizoi qeveria amerikane apo Banka Qendrore Europiane per ekonomite dhe vendet e krizes.
Ne bankat tregtare eshte evidentuar nje rritje e ndjeshme e depozitave te popullates dhe bizneseve private. Ne krahasim me nje vit me pare depozitat prane bankave sipas raportit te Bankes se Shqiperise llogaritet te jene rritur mbi 70. Kjo do te thote se sektori bankar qe operoi me masa te forta ne sistemin kredidhenes ndaj biznesit ka kapercyer situaten e veshtire ose eshte teresisht ne kapercim te saj. Ne keto rrethana propozohet te shqyrtohet mundesia e inicimit te nje politike te re kreditimi me perqindje te uleta te kredive edhe ne disa sektore qe kane perspektive zhvillimi por jane te pambeshtetur. BSH Te ardhurat nga emigrantet rane me shume se parashikimi

Renia e te ardhurave nga emigrantet me shume sesa pritej duket se ka ndikuar drejtperdrejt edhe tek ritmet e rritjes se konsumit ne vend. Banka e Shqiperise vlereson se ka nje sere faktoresh qe favorizojne rigjallerimin e konsumit ne tremujorin e dyte dhe te trete por ritmet nuk varen prej tyre. Rritja e pages mesatare dhe e nivelit te punesimit rritja e importit te mallrave te konsumit dhe permiresimi i ndjeshem i indeksit te besimit te konsumatoreve mbeshtesin dhe sinjalizojne per rigjallerimin e konsumit ne tremujorin e dyte dhe te trete te vitit vlereson Banka e Shqiperise. Kjo ne fakt zhbalancohet nga faktore te tjere. Renia e metejshme e remitancave dhe kontraktimi i kredise konsumatore renia e indeksit te tregtise me pakice si dhe rritja e prirjes se konsumatoreve per te kursyer sugjerojne se ritmet e rritjes se konsumit mbeten nen nivelin e pritshem thekson BSH. Shqiperia ka rritje ekonomike por kjo nuk gjeneron punesim. Gjate dy tremujoreve te pare te vitit vendi yne ka pasur rritje te PBB-se perkatesisht 2 per qind dhe 3.3 per qind por kjo nuk eshte reflektuar ne tregun e punes. Banka e Shqiperise ka dale ne kete perfundim qe ne fakt eshte lakuar mjaft nga Banka Boterore e cila e konsideronte Shqiperine si nje nga rastet ku rritja ekonomike nuk ka dhene ndonje efekt mbi punesimin duke gjeneruar shume pak vende te reja pune. Ndonese pozitiv ritmi i rritjes ekono-mike duket se eshte i pamjaftueshem per te prodhuar nje permiresim te qenesishem ne tregun e punes dhe ne uljen e papunesise vlereson BSH. Ajo thekson se papunesia ne tremujorin e dyte te vitit ishte ne nivele te pandryshuara 13.8 edhe pse disa sektore rriten aktivitetin e tyre dhe paten tendenca pozitive per punesimin. Banka e Shqiperise vlereson se dinamika e treguesve cilesohet si me pak inkurajuese krahasuar me periudhen para tremujorit te fundit te vitit 2008.

Nertila Maho

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›