E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondacioni per promovimin e ideve liberale ne ekonomi

/ /

Ne themelimin e ketij fondacioni do te jete i pranishem edhe Kryeministri Berisha. Gjate kesaj ceremonie do te promovohet edhe libri i ekonomistit te njohur Selami Xhepa me titull Miti mbi krizat dhe fundi i tregut. Publikimi i ketij libri i cili eshte ithtar i rendesise se tregut te lire eshte mbeshtetur krejtesisht nga Fondacioni per Liri Ekonomike. Drejtori Ekzekutiv i FLE Fondacioni per Liri Ekonomike Artan Gjergji shpjegon disa nga shtyllat kryesore te aktivitetit te ketij fondacioni.
Z. Gjergji cperfaqeson Fondacioni per Liri Ekonomike dhe pse vjen pikerisht ne keto momente nje nisme e tille
Fondacioni per Liri Ekonomike eshte nje institucion i krijuar si pasoje e bashkimit te vullnetit dhe te ideve te hershme te nje grupi ekonomistesh juristesh dhe studiuesish te shkencave sociale te edukuar kryesisht jashte vendit dhe te brumosur me idete e liberalizmit ekonomik. Pavaresisht angazhimit individual ne fushat respektive vetem ne vjeshten e vitit 2010 u arrit te konkretizohej ideja dhe krijimi i nje institucioni i cili si qellim kryesor te aktivitetit te tij do kishte promovimin e ideve liberale ekonomike si dhe lobimin per liberalizimin e metejshem te sektoreve te ndryshem te ekonomise se vendit.
FLE synon krijimin e nje shoqerie funksionimi i se ciles te bazohet ne parimet e ekonomise se lire te tregut dhe ne konkurrencen e lire e te ndershme. Ne te njejten kohe misioni i fondacionit do jete promovimi i teorive liberale ekonomike si menyra me e mire e funksionimit te shoqerise dhe funksionimit me me efikasitet te operatoreve te shoqerise.
Ne funksion te ketij misioni ne do te udhehiqemi nga doktrina neo-liberale e cila bazohet ne parimet e Shkolles se ikagos dhe Shkolles Austriake si nje nder rrymat me te qendrueshme te mendimit ekonomik ne shekullin e XX dhe XXI.
Ndryshe nga nisma te tjera te ngjashme duket sikur FLE eshte me shume i specifikuar ne ceshtjet ekonomike. A ka kjo nje domethenie te vecante
Ne radhe te pare duhet sqaruar per publikun se fusha e aktivitetit te fondacionit shtrihet ne pothuaj te gjithe sektoret e ekonomise dhe jetes shoqerore te vendit ku ende roli i shtetit dhe per rrjedhoje i Qeverise eshte i madh aty ku ka ende barriera per hyrjen e sipermarrjes dhe kapitalit privat aty ku ka burokracira mungese transparence dhe ngecje ligjore.
Pare ne kete kendveshtrim edhe pse direkt apo indirekt filozofia e FLE ka lidhje me sektore qe kane nje rendesi te vecante ne ekonomine e vendit perseri mund te thuhet se fokusimi ne drejtim te evokimit te teorive liberale ekonomike eshte nje koncept mjaft i gjere me ndikim ne sjelljen dhe marredhenien mes grupeve te caktuara te interesit ne jeten shoqerore te vendit.
Ka nje debat te gjere sot ne arenen nderkombetare nga akademike dhe ekonomiste te njohur nder te cilet Paul Krugman Jozeph Stiglitz apo filantropi i njohur George Soros ne lidhje me falimentimin e ekonomise se tregut dhe politikave te mosnderhyrjes se shtetit ne ekonomi. Sa reale jane keto debate dhe ku qendron Fondacioni per Liri Ekonomike ne lidhje me nje kete ceshtje
shte e vertete qe kriza me e fundit pati nje ndikim drastik ne arkitekturen e tregjeve financiare nderkombetare duke evokuar deshtimin e ekonomise se lire te tregut dhe duke vene madje ne dyshim edhe aftesine apo legjitimitetin e ekonomise se tregut apo vete kapitalizmit. Nderkohe thirrjet per nevojen e rishikimit te modelit ekonomik global sa vijne e shtohen perdite duke argumentuar mbi nevojen e rikthimi te moderuar tek modeli Keynesian i nderhyrjes se shtetit ne ekonomi.
Megjithate ka ende zera ne mbrojtje te sistemit laissez-faire duke mohuar deshtimin e kapitalizmit dhe duke terhequr vemendjen drejt analizave me te kujdesshme te disa fenomeneve ekonomike qe nuk parashikuan rrezikun qe u kanosej financave boterore. Pikerisht edhe ne si perqafues te rrymave te tilla te mendimit ekonomik jemi te mendimit qe ekonomia e lire e tregut e bazuar mbi konkurrencen e lire dhe te ndershme nuk ka deshtuar por kane deshtuar institucionet pergjegjese per mbikeqyrjen dhe rregullimin e industrise financiare.
Se fundmi z. Gjergji ku do te fokusohet realisht aktiviteti i Fondacionit per Liri Ekonomike
Fondacioni per Liri Ekonomike FLE ka per ka per qellim promovimin e teorive ekonomike qe mbeshtesin nje de-rregullim sa me te madh te sektoreve te caktuar te ekonomise dhe parimin e nje qeverie sa me te vogel e cila duhet te jete aktive vetem per garantimin e nje konkurrence te lire e te ndershme mes operatoreve ekonomike. Kjo do behet kryesisht nepermjet alokimit te grandeve te ndryshme qe kane synim nxitjen e aktoreve te ndryshem te shoqerise civile per evokimin e ketyre vlerave. Gjithashtu FLE do te synoje te promovoje edhe figura te reja te botes akademike dhe shoqerore te cilet mbeshtesin teorite e liberalizmit ekonomik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›