Panairi i armatimit Klik Ekspo Group befason me ALMEX
Klik Ekspo Group per here te pare ne Tirane prezanton Ekspoziten Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010. Nga data 28 deri me 30 tetor ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar e shkuara e sotmja dhe e ardhmja e Forcave te Armatosura vjen si nje mundesi per tu prekur nga te gjithe. Ne qender te kryeqytetit dhe ne hyrje te ketij ekspozimi tashme kane zbarkuar mjetet e renda elite deri para pak kohesh te ushtrise shqiptare. Avionet tanket topat siluret detare etj. te sjella nga Ministria e Mbrojtjes dhe Klik Ekspo Group te cilat do te shfaqen ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar. Ky eshte nje hap i pare i shnderrimit te destinacionit dhe i qellimit te perdorimit te tyre si nje pjese e procesit te reformimit dhe transformimit te Forcave te Armatosura te Shqiperise. Tashme ky armatim deri dje i veshur me misterin e propagandes zyrtare dhe i ruajtur me fanatizem nga syri i cdokujt i ofrohet te gjithe shtresave te shoqerise per tu njohur drejtpersedrejti. Ato tani i perkasin historise dhe do te ofrohen si relike te se shkuares vetem ne ambiente muzeale. Kete rrugetim nga e shkuara drejt se ardhmes Klik Ekspo Group me pervojen e tij shumevjecare ia ofron gradualisht cdo shikimi ne menyre qe vizitoret te kene mundesi te shohin ne ambientet e ketij ekspozimi sesi jane dhe vazhdojne te zevendesohen me modelet me te reja.
Panairi
ALMEX 2010 ose panairi i pare per sigurine dhe mbrojtjen eshte ideuar si nje ngjarje kult qe promovon nje force te re Forcat e Armatosura te Shqiperise e cila aderon barazisht me aleatet e tjere ne NATO. Me anetaresimin ne Aleance dhe pergatitjen per te kaluar pragun e BE intensifikohen prirjet e Shqiperise per tu perfshire me ze te plote ne ceshtjet e Mbrojtjes dhe Sigurise nderkombetare. Nje proces i gjate perditesimi ka perfshire strukturat e mbrojtjes dhe sigurise kombetare nderkohe qe me partneret e investitoret e huaj bashkeveprimi ka marre tashme udhe. Ky do te jete ALMEX nje objektiv i perqendruar mbi aktualitet dhe nje radar qe do te perpiqet te perceptoje te ardhmen e sektorit. Ministria e Mbrojtjes dhe Kliku ne bashkepunim te ngushte do ti percjellin publikut shqiptar dhe nderkombetar arritjet kryesore te procesit te reformimit dhe transformimit te Forcave te Armatosura perspektivat dhe programet e modernizimit te saj. Pas implementimit politik te Planit te Integruar per Mbrojtjen 2010 mbi modernizimin e Forcave te Armatosura bazuar ne principet e NATO-s Shqiperia po i celet mundesive te reja ne fushen e operimit te mbrojtjes dhe sigurise.
Kompanite
Ne prag te ketyre ndryshimeve kompanite lider ne industrine boterore te prodhimit te teknologjise ushtarake do te prezantohen ne Shqiperi gjate diteve te Ekspozites. Takimi ekskluziv perfshin nje total prej 150 pjesemarresish ndermjet te cileve gjenden kompani te profilit te larte qe operojne ne sektorin nderkombetar te inteligjences dhe sigurise prezenca zyrtare shteterore dhe aktore te ndryshem. ALMEX 2010 eshte nje sipermarrje qe perifrazon perpjekjet e shtetit shqiptar per te standartizuar Forcat e Armatosura ne unison me Konceptin e Ri Strategjik te NATO-s por edhe nje platforme e qarte e potencialit ushtarak shqiptar si edhe nevojes emergjente per sofistikimin e teknologjise ne vend. Ketij qellimi do ti sherbeje dhe organizimi i Konferences per ceshtjet e sigurise rajonale i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise.
BOX/////////////////////////
Panairi ekspozim dhe demonstrim force
ALMEX 2010 nuk do te jete thjesht nje parade produktesh ashtu sic pritet te shtrohet ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar por ne bashkepunim me strukturat e siperpermendura do te ofroje edhe demonstrime ne kohe reale ku perfshihen qitje dhe stervitje ne terren simulime te luftimit trup me trup demonstrim i pajisjeve teknike te transportit dhe komunikimit dhe varietetit teknologjik ne operacionet nga Forcat e Armatosura. Krahas ekspozimeve ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar prane Regjimentit Komando ne Zallher do te zhvillohen demonstrime te cilat do te puqin te dy kahet e Ekspozites pjesen komerciale e promocionale te ekspozuesve/pjesemarres dhe anen institucionale e ushtarake. Keshtu pjesa promocionale e eventit do te mbulohet nga prezantimi i produkteve te kompanive pjesemarrese sipas sektoreve qe perfaqesojne. Prezantimi do te kryhet dhe behet me real permes simulimeve dhe performancave te Forcave te Armatosura Forcave Komando Forcave RENEA etj. me mjetet e tyre te blinduara helikopteret pajimet radiomarrese armatimet etj. E megjithate nuk mbaron ketu. ALMEX 2010 eshte i interesuar te portretizoje edhe aspektin viziv te kesaj teknologjie me Koncertin e Bandes Frymore dhe ekspoziten Uniforma dhe Arsenali ne Shekuj duke ftuar publikun pertej eksperteve ushtarake dhe industrialisteve te interesuar.
Fullani Rritja ekonomike nuk po ndikon te papunesia
Ecuria pozitive e ekonomise shqiptare nuk po perkthehet me vende te reja pune per shqiptaret cka do te ndikonte ne rritjen direkt te mireqenies se tyre. Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani ka deklaruar pas mbledhjes se Keshillit Mbikeqyres se treguesit e ekonomise paraqiten te stabilizuar. Por shifrat pozitive nuk kane pasur ndikim ne uljen e papunesise e cila sipas te dhenave te fundit te INSTAT-it rezulton ne nivelin e 13.7. Nje tjeter element shqetesues per ekonomine eshte edhe renia e kerkeses nga bizneset per kredi cka tregon se sipermarrja private po stepet ne investime. Fullani nuk ka vleresuar shqetesuese rritjen e nivelit te kredive te pakthyera qe ka arritur ne 13. Sipas tij ky eshte piku i ketij treguesi dhe nuk parashikohet rritje e metejshme e portofolit te kredive me probleme. Guvernatori mbeshteti vendimin e MF-se per te hyre ne tregjet financiare per emetimin e Eurobondit. Keshilli Mbikeqyres vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit me 5.
INSTAT shqiptaret e ulen konsumin e mallrave ne shtator
Shqiptaret e kane ulur konsumin e artikujve ushqimore dhe lendeve djegese gjate muajit shtator. INSTAT-i ka konstatuar se ne shtator jane importuar 15.5 me pak mallra me akcize kundrejt gushtit. Ne kete kategorine e mallrave me akcize perfshihen karburantet pijet alkoolike cigaret dhe kafja. Tregtia me vendet e BE-se vazhdon te zere vendin kryesor ne totalin e tregtise se jashtme te Shqiperise konkretisht ne shifren prej 68.7. Ne raportin e fundit INSTAT-i pohon se partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia ku me Italine eksporti eshte 56.7 dhe importi 28.2 ndersa me Greqine eksporti eshte 5.6 dhe importi 13.1. Nder te tjera raporti citon se ne shtator u eksportuan 138 miliarde leke mallra me rritje 41.6 ne krahasim me muajin gusht dhe rritje me 43.6 ne krahasim me shtatorin e vitit te kaluar. Ne total u importuan 41 miliarde leke mallra me rritje 1.7 ne krahasim me muajin gusht dhe rritje 0.8 ne krahasim me muajin shtator.
KESH-i ngrin nje qender per kontrollin dhe monitorimin
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare eshte duke implementuar projektin per krijimin e nje Qendre te re Kontrolli dhe Monitorimi. Sipas burimeve zyrtare nga KESH-i kjo qender do te monitoroje dhe do te mbledh ne kohe reale te dhenat dhe parametrat mbi gjendjen aktuale te njesive gjeneruese ne impiante prodhimin e energjise elektrike per cdo njesi gjeneruese energjine aktive dhe reaktive te gjeneruar dhe te injektuar ne rrjetin e transmetimit si dhe nivelin e ujit ne basenet e hidrocentraleve. Gjithashtu kjo qender do te mase edhe frekuencen e sistemit dhe te njesive respektove te dhena per motin per zonen perreth qe ndikon ne nivelin e prurjeve ne kaskada. Sipas drejtuesve te KESH-it vleresimi dhe perpunimi i ketyre te dhenave do te krijoje mundesi me te mira per te optimizuar dhe per te rritur eficiencen e hidrocentraleve te KESH sh.a.
27 Tetor 2010