E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurobondi shqiptar pasojat pozitive dhe negative ne ekonomi



Ervin KOCI

Qeveria shqiptare ka mundur te hyje me ne fund ne tregun nderkombetar te borxhit duke nisur nga procedurat e emetimit te eurobondit. Pas shume muajsh pergatitje Ministria e Financave ka mundur te futet zyrtarisht ne tregjet nderkombetar te kapitalit per here te pare ne historine e saj. Sipas MF-se brenda kesaj jave do te emetohet Eurobodni me vlere maksimumi 400 milione euro. Eurobondi do te perdoret per te shlyer kredine e rruges Durres-Kukes marre vitin e kaluar me interes 13.5 per qind. Nisur nga nje situate stabilizimi te kenaqshem te tregjeve te kapitalit gjate javeve te fundit dhe pas marrjes se te gjithe autorizimeve nga Kuvendi i Shqiperise MF-ja vendosi te hyje ne treg per te emetuar Eurobondin e pare te vendit. I udhehequr nga dy nga bankat me te medha dhe me prestigjioze ne bote per transaksione te emetimit te titujve sovrane JP Morgan dhe Deutsche Bank ankandi i Eurobondit tashme ka filluar dhe pritet te perfundoje brenda kesaj jave. Ministria thekson se asnje pjese e Eurobondit nuk do te shkoje per te financuar deficitin buxhetor te ketij viti. Pjesa me e madhe e Eurobondit do te perdoret per te shlyer para kohe kredine sindikale te marre ne maj te vitit 2009 ndersa sasia e mbetur do te shkoje per te zevendesuar nje pjese te huamarrjes se brendshme afatshkurter te marre ne tregun e brendshem. Megjithese autorizimi per Eurobondin arrin ne 400 milione euro synimi i MF-se eshte te emetoje nja sasi me te vogel duke analizuar me kujdes strukturen e portofolit te borxhit dhe normen e interesit.

Statistikat
Te dhenat zyrtare tregojne se detyrimet financiare te Shqiperise ndaj vendeve te tjera po rriten nga viti ne vit. Nje raport i fundit i Bankes se Shqiperise i cili ben nje analize te hollesishme te borxhit te jashtem veren se detyrimet e Shqiperise krahasuar me vitin 2003 jane rritur me 2.6 here. Ne fund te vitit 2009 borxhi i jashtem bruto i vendit arriti ne 3.3 miliarde euro nga te cilat gjysma i perket qeverise ndersa pjesa tjeter eshte borxh i marre nga sektori privat. I shprehur ndaj PBB-se borxhi i jashtem ze aktualisht 38.2 per qind te PBB-se. Edhe pse ky tregues quhet i qendrueshem per sa kohe eshte poshte nivelit 50 per qind shqetesimi lidhet me faktin se ne Shqiperi ky tregues po shfaq rritje te vazhdueshme. Vetem ne 6 vjet borxhi i jashtem bruto u rrit ndaj Produktit Kombetar me 13.1 per qind duke kercyer nga 25.1 per qind e PBB-se qe ishte ne vitin 2003 ne 38.2 per qind ne fund te vitit te kaluar. Nese borxhi i jashtem do te vazhdoje te rritet me keto ritme edhe gjate viteve ne vazhdim shume shpejt Shqiperia mund te afrohet ne kufijte kritike. Nese pas viteve 2000 borxhi i jashtem i vendit eshte rritur mesatarisht me 200 milione euro ne vit ne dy vitet e fundit te marre se bashku ai u rrit me gati 1.3 miliarde euro.

Analistet
Analistet nderkombetare thone se tregjet tashme jane me te stabilizuara dhe se ky mund te jete momenti i pershtatshem per Shqiperine. Agjencia e njohur e lajmeve financiare Bloomberg citon disa eksperte te tregjeve te kapitalit te cilet thone se Shqiperia mund te arrije ta marre borxhin me nje interes 7.5 per qind ne euro 3.2 per qind me i ulet nga interesi i kredise se marre vitin e kaluar te cilen qeveria po synon ta zevendesoje. Edhe burime nga MF-ja thane se presin nje norme interesi rreth 7.5 per qind. Shqiperia ishte nga te paktat vende ne Europe qe i shpetoi recesionit ne kulmin e krizes globale edhe pse me koston e rritjes se borxhit publik ne tavanin 60 per qind. Nese qeveria arrin ta mbylle me sukses operacionin atehere parate e eurobonidt mund te riskedulojne borxhin publik per te ulur koston e tij e cila vetem per kete vit u rrit me mbi 20 per qind.

BOX//////////////////////////////////////
Si do shlyhen borxhet

Pas shume muajsh pergatitje Shqiperia hyn me ne fund zyrtarisht ne tregjet nderkombetare te kapitalit per here te pare ne historine e saj. Ministria e Financave deklaroi se pret nje pjesemarrje te larte te investitoreve ne ankand dhe shprehet optimiste se operacioni i pari i ketij lloji per Shqiperine do te perfundoje me sukses. Ministria sakteson se borxhi qe do merren nga emetimi i Eurobondit nuk do te perdoret per te financuar deficitin buxhetor te ketij viti. Qeveria ka percaktuar qe te gjitha parate e eurobondit te perdoren per te shlyer borxhet ekzistuese. Pjesa me e madhe do te perdoren per te shlyer para kohe kredine e shtrenjte te rruges Durres-Kukes te marre ne maj te vitit te shkuar ndersa sasia e mbetur do te shkoje per te zevendesuar borxhin e marre ne tregun vendas me bono afatshkurtra.

Shkurt///////////////////////////////
Kasat fiskale tatimoret bllokojne 15 karburante ne Durres

Mosvendosja e kasave fiskale ne pikat e karburanteve beri qe dje te bllokoheshin aktivitetet e disa pikave te karburanteve nga aksioni i tatimoreve ne qarkun e Durresit. Mesohet se ne Durres dhe Kruje jane kontrolluar per kasat fiskale rreth 60 pika karburanti ndersa aksioni do te vijoje edhe gjate gjithe dites se sotme. Tatimoret vertetuan se 15 pika karburanti nuk kishin kasa fiskale dhe per kete aktiviteti i tyre u bllokua. Sipas rregullores 15 pikat e furnizimit me karburant do te qendrojne te mbyllura deri ne 6 muaj. Kontrolli i ngjashem po vijon dhe ne Kruje. Sipas punonjesve te tatimeve keto karburante ishin kontrolluar dhe dy here me pare dhe u njoftuan per vendosjen me urgjence te kasave fiskale ose perndryshe do penalizoheshin me bllokim aktiviteti. Pas kontrollit te trete dhe moszbatimi i kerkeses tatimoret bllokuan dje 15 pikat e karburantit.

ProCredit Bank ve serish ne levizje tregun e pasurive te paluajtshme

ProCredit Bank ka ditur te terheqe me sukses klientet ne kerkim nje shtepie gjate muajve te fundit thone ekspertet e sektorit bankar. Oferta me e re per financimin e shtepise ka dy tiparet kryesore qe permbushin pritshmerite e tregut te pasurive te paluajtshme ne keto momente interesa te ulura kredie dhe afate te gjata pagese. Eliminimi i procedurave qe humbasin kohe dhe aprovimi i shpejte ne vetem tri dite eshte nje faktor shtese kur klienti shqyrton nje investim te rendesishem. Drejtuesit e ProCredit Bank shprehen se jane te kenaqur me shifrat e muajve te pare dhe tendenca e tregut duket pozitive. Baza e gjere e klienteve qe marrin sherbimet nga banka ProCredit ne tregun shqiptar ka mundesuar segmentimin e qarte te klienteve te interesuar ne kete produkt dhe dizajnimin e paketes ne pershtatje te kerkesave te tyre. Analistet e ProCredit Bank keshillojne klientet e tyre te veprojne me zgjuarsi ndersa marrin vendime te rendesishme sic eshte blerja e shtepise. Financimin per shtepine tuaj- sugjerojne ata- ju duhet ta merrni ne leke sepse per ju eshte e rendesishme te paguani ne monedhen qe merrni te ardhurat tuaj dhe te mos demtoheni nga kapriciot e kursit te kembimit. Per sa u perket kushteve qe nje klient duhet te plotesoje per te financuar shtepine e tij ato jane dukshem favorizuese. Mjafton te keni nje aktivitet tuaj apo nje vend te qendrueshem pune dhe garantoni banken qofte dhe me pronen qe do te blini. Nepermjet paketes se ProCredit Bank ju mbroheni nga ulje-ngritjet e tregut financiar fale nje interesi te pandryshueshem pergjate viteve te para te financimit. Shtepia Juaj jemi Ne eshte nje oferte fleksibile nga pikepamja e shumes se financimit si per ciftet e reja ne kerkim te nje streheze te vogel ashtu edhe per klientet qe kerkojne te kene luksin e nje banese te madhe ne qender te qytetit.

Perditesimi i fundit 25.10.2010
Interesat ne tregun nderbankar te parase
TRIBID Interesi i kerkuar per pranimin e depozitave
o/n njeditor 3.53
12M 12-mujor 6.80
6M 6-mujor 6.10
3M 3-mujor 5.20
1M 1-mujor 5.03
1E njejavor 4.66
TRIBOR Interesi i ofruar per vendosjen e depozitave
1M 1-mujor 6.68
1E njejavor 6.26
o/n njeditor 6.03
12M 12-mujor 8.32
6M 6-mujor 7.64
3M 3-mujor 7.06

27 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›