FBI arreston pas 22 viteve Selim Strugën
Pak orë më parë është arrestuar në Detroid të SHBA-së Selim Struga i dënuar për vrasje në Shqipëri. Struga ka jetuar prej 20 vitesh në Miçigan si i arratisur nga drejtësia shqiptare.
Në verën e vitit 1989 Struga ka therur me thikë një person duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Ai është dënuar në mungesë për vrasjen nga një gjykatë shqiptare. Struga është arrestuar nga FBI pas sinjalizimit nga autoritetet shqiptare rreth vendndodhjes së tij.