Raporti Shqiperia shanse te pakta per statusin
Refuzimi i Komisionit Europian per ti dhene Shqiperise statusin e vendit kandidat pritet te perseritet edhe disa here madje shanset jane te pakta deri ne vitin 2013. Paralajmerimi vjen nga raporti tremujor i njesise ekonomike te inteligjences me seli ne Londer nje botim ky i cili analizon zhvillimet politike dhe ekonomike te shteteve. Shqiperia ka mundesi te pakta per tu bere kandidate per ne Bashkimin Europian deri ne fund te vitit 2013. Qe kjo te ndodhe duhet nje angazhim i madh dhe dialog per te pershpejtuar reformat. Partia Socialiste ne opozite i dha fund bojkotit te saj ne Parlamentin shqiptar ne muajin shtator por nuk ka dhene ende shenjat e nje dialogu te tejkaluar me Partine Demokratike ne qeveri theksohet ne raport. Raporti i publikuar ne fund te nentorit evidenton se shume nga prioritetet e qeverise Berisha sic jane reformimi i administrates apo lufta kunder korrupsionit kane nevoje te zbatohen ne praktike. Kritikat e shumta ne adrese te korrupsionit ne administrate sipas raportit nuk jane konkretizuar ne ndeshkimin e zyrtareve. Raporti i kushton nje vemendje te vecante situates ekonomike. Ne ndryshim nga tremujori i dyte i ketij viti per periudhen shtator-nentor evidentohet nje tkurrje e te gjitha shifrave.