Bodganoviq kundër shkëmbimit të territoreve

Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, i ka thënë BBC-së se ideja për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka dalë nga Beogradi.
Ai e kundërshtoi këtë ide dhe tha se qeveria serbe është e angazhuar që Kosovën ta ruajë si pjesë përbërëse të Serbisë.
"Qëndrimi ynë për këtë çështje është shumë i qartë. Ne as nuk e duam ndarjen e Kosovës dhe as nuk duam që në çfarëdo mënyre të shkëmbejmë territore. Ne edhe më tutje i qëndrojmë besnik politikës sonë që Kosovën ta ruajmë si pjesë përbërëse të Serbisë, por kurrsesi që Beogradi të qeverisë me shqiptarët e Kosovës", tha ai.
Duke folur për BBC-në, zyrtari i qeverisë serbe tha se qarkullimi i idesë për shkëmbim territorial ndërmjet Kosovës e Serbisë, tregon se sa e shqetësuar është Prishtina zyrtare në prag të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
"Të gjitha këto spekulime që vijnë mund të konsiderohen si nervozizëm i Prishtinës zyrtare para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse ajo është e vetëdijshme për faktin se duhet të ulemi përsëri në tryezën e bisedimeve dhe të bisedojmë, jo vetëm çështjet teknike që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të shqiptarëve dhe serbëve, por edhe për statusin, sepse, e përsëris, statusi i Kosovës nuk është i zgjidhur për Serbinë", tha Bogdanoviq.
Bogdanoviq shpreh këmbënguljen e Beogradit për rinegociimin e statusit të Kosovës, pavarësisht kundërshtimeve të forta të Prishtinës.