Dell: Edhe veriu është Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Christopher Dell, ka vlerësuar se rreziku eventual për sigurinë në Kosovë më shumë mund të vijë nga veriu, se sa nga pjesë tjera.
Diplomati amerikan i ka bërë këto komente për një televizion lokal të Zveçanit.
Dell, i cili sot e vizitoi ndërtesën e gjykatës në Mitrovicën veriore, deklaroi se njerëzve nuk u intereson mosmarrëveshja Prishtinë-Beograd, por zgjidhja e problemeve të përditshme.
Në pyetjen se si do të funksionojë gjykata në Mitrovicën veriore, Dell ka thënë se ajo “do të jetë pjesë e institucioneve të EULEX-it, por në fund edhe të shtetit të Kosovës”.
“Tek ne nuk ka kurrfarë dyshimi se kjo është pjesë e Kosovës, se territori i Kosovës është i pandashëm dhe i përcaktuar me Kushtetutë. Kosovën e kanë njohur 69 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Edhe veriu është Kosovë”, ka thënë ambasadori Dell, transmeton Evropa e Lirë.